Shteti i Kosovës është i rrezikuar nga lufta speciale, i mbushur nga brenda dhe i rrethuar nga jashtë me struktura kriminale

Shteti i Kosovës është i rrezikuar nga lufta speciale, i mbushur nga brenda dhe i rrethuar nga jashtë me struktura kriminale
Shteti i Kosovës është i rrezikuar nga lufta speciale, i mbushur nga brenda dhe i rrethuar nga jashtë me struktura kriminale

Muhamet Kelmendi

  • 13 February 2023 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sistemi gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës Edhe këtu kemi prokurorë dhe gjyqtar që vetë kanë qenë prokuror a gjyqtar në ish regjimin serbo jugosllav dhe nga ata ka me qindra raste të ndjekur dhe të dënuara për veprimtarinë që ata e bënë për shtetin e Kosovës. Me thëniet e tyre: "Nacinalist, irredentist, terrorist, kriminel e kundërrevolucionar", i patën mbushur burgjet me shqiptar. Këta që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës nuk duhet që sot të qëndrojnë në prokuroritë e gjykatat e Kosovës. Kjo për faktin, se këta natyrisht se as sot nuk punojnë në llogari të shtetit dhe të drejtës në Kosovë.

-Në kuadër të luftës speciale kundër Republikës së Kosovës dëgjohet shpesh nga përfaqësuesit rus, sikundër të Serbisë dhe të tjerëve, miq të shovinizmit serbomadh, midis tjerash, duke kritikuar Republikën e Kosovës me akuzën: "Shteti më jo funksional në rajon". Duke dëgjuar këtë, unë i paraqita vetit pyetje: Ç’farë dhe si të veproj? Të shprehi mendime kritike mbi funksionimin e pushtetit? Jo a po! Mirëpo, duke u mbështetur në faktin, tash të njohur, se shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës, udhëhiqen nga njerëzit e dyshimtë dhe me të kaluar dhe të tashme shumë jo ligjore, nga mafiozët etj., nuk ka rrugë tjetër, përveç që këta injorant dhe armiq të Republikës të goditen.

Kjo për faktin se këta mu këtë jo funksionalitet të vendit e kanë krijuar. Pra, këta njerëz me veprimtarinë e tyre, mu punën e armiqve të Republikës së Kosovës po bëjnë. Ato shtylla janë: 1. Policia e Kosovës; Në kuadër të strukturës së kësaj force kryesore për të luftuar krimin dhe korrupsionin, qëndrojnë kuadro që vijnë nga pozitat jo të mira të tyre dhe të familjes. Shumë komandues të Policisë së Kosovës, si dhe strukturat tjera,, vijnë nga shërbimet e ish regjimit. Mjafton ky fakt që të krijohet dyshimi. Jo në drejtim të kapjes dhe dënimit të tyre, por në drejtim të vendosjes së kuadrit tërësisht me të kaluar të pastër.2. Sistemi gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës Edhe këtu kemi prokurorë dhe gjyqtar që vetë kanë qenë prokuror a gjyqtar në ish regjimin serbo jugosllav dhe nga ata ka me qindra raste të ndjekur dhe të dënuara për veprimtarinë që ata e bënë për shtetin e Kosovës. Me thëniet e tyre: "Nacinalist, irredentist, terrorist, kriminel e kundërrevolucionar", i patën mbushur burgjet me shqiptar. Këta që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës nuk duhet që sot të qëndrojnë në prokuroritë e gjykatat e Kosovës.

Kjo për faktin, se këta natyrisht se as sot nuk punojnë në llogari të shtetit dhe të drejtës në Kosovë. 3. Sistemi informativ në Kosovë . Ky sistem gjatë tërë kohës në Kosovë, sikurse aktualisht, udhëhiqet kryesisht nga njerëzit që ishin kundër Republike. Madje ata që ishin për Republike u cilësonin nga ata në armiq dhe shqiptaro mëdhenj, deri edhe në terroriste ndaj vëllazërim-bashkimit në Jugosllavinë e J.B. Titos. Këta armiq të kombit shqiptar e kanë fjalën kryesore në mediet elektronike dhe në ato të shkruara. Ne mediet elektronike dhe të shkruara shpërndahen të pavërteta, si dhe po bëhet një propagandë e ashpër kundër forcave atdhetare, si LPK-së dhe UCK-së, në llogari të ish-spiunëve, udbashëve, politikave armiqësor kundër Republikës etj. Shkohet deri atje, që "revolucionaret" paraqiten në "armiq" e këta në "demokrate". 4. Pushteti shtetëror ku pushtet, si në legjislative, ashtu edhe në ekzekutiv është i mbushur me elementë që vijnë nga ish-sistemi, me njerëz të korruptuar dhe më kriminel, ku dhe si të tillë këta po vjedhin dhe po keqpërdorin shtetin tonë, Republikën.

Të tillë i gjejmë në pozitat e ministrave dhe të zëvendësministrave. Kudo si këshilltar janë caktuar element të dyshimtë, pa përgatitje dhe vegla të despotëve të kryetarëve të partive politike. Kjo kështu u bë me ndihmën e madhe, për të mos thënë, se kryesisht e arritën këtë, me anën e një grup i njerëzve që vijnë nga UÇK dhe LPK dhe së bashku po e kriminalizojnë pushtetin shtetëror. Të vjen shumë rëndë kur shikon elementët e tillë në ministri e në gjykata, në këshilltare e në prokuror, në komandantë e ku nuk i sheh këta njerëz. 5. Ekonomia e vendit; Me politikën ekonomike që u bë në Kosovë, fillimisht nga UNMIK-u dhe më vonë nga shteti, e tërë ekonomia dhe pasuritë e shtetit dhe të popullit u koncentruan në duar të një grupi mafioz dhe kriminal, që nuk i intereson vendi, kundruall pasurimit të vetë individual dhe të gjerë. Mbi këto fakte është e qartë se kemi shumë të këqija dhe ato nuk shërohen pa i mënjanuar të gjithë të kapurit nga e kaluara dhe e tashmja kriminale.

Pushteti duhet të spastrohet. Po kështu duhet liruar ekonominë e vendit nga mafiozët dhe kriminelët e kalibrave të ndryshëm që e kanë kapur vendin dhe tërë pasurinë e patundshme. Kjo politikë ekonomike antipopullore dhe shtetit po vazhdon në komuna dhe në nivel qendror. Mirëpo, Republika e Kosovës ka arritur edhe të mira. Dhe natyrisht këto duhet përkrahur dhe respektuar. Po kundruall kësaj gjendjeje, nuk duhet të ndalemi pse tjerët kritikojnë, sepse me një politikë kadrovike të mirë, si dhe me një politikë ekonomike popullore kemi pasur mundësi të kemi shtet shumë funksional dhe të aftë; shtet që e ka një ekonomi që premton zhvillim të vendit. Kosovës i duhet një spastrim total.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".