Në Ohër u bë de fakto ndarja dhe copëtimi me Asociacion i Republikës së Kosovës

Në Ohër u bë de fakto ndarja dhe copëtimi me Asociacion i Republikës së Kosovës
Në Ohër u bë de fakto ndarja dhe copëtimi me Asociacion i Republikës së Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 22 March 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nga pajtueshmëria që u bë midis palëve në Ohër nga kriminel Serb Vuçiq, Kryeministri Kurti dhe vetë z. Borel u vendos në takim të formohet një mekanizëm juridik (Asociacion)për minoritetin serb në Republikën e Kosovës. Ky Organizim i pakicës serbe nëpër komuna me shumicë serbe garanton juridikisht një vetë menaxhim të minoriteti Serb në Kosovë.

-Ky vetë menaxhim është vetë administrim që juridikisht nënkupton një subjekt të ri juridiko-organizativ në Kosovë. Me këtë krijohet një shkallë e re e pushtetit. Natyrisht se me këtë vetë administrim arrihet tek drejtat tjera politike që njihen për kombe të ndara apo të pushtuara.

Kjo shkallë e organizimit të minoritetit Serb është bazë e një autonomie të gjerë vetë administruese. Këtë e theksoi taksativisht kriminel i luftës, Vuçiq. Subjekti që do të formohet dërgon tek subjektiviteti i organizimit me elemente të shtetit për minoritetin serb. Me subjektivitet të tillë rrjedh edhe e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje të subjektit të ri dhe bashkimit të këtij subjekti me një njësi tjetër shtetërore ose mbetet vetë njësi e pavarur. De-fakto në Ohër u dha baza e shtetit për komunat me shumicë Serbe. Mbetet vetëm organizimi dhe rregullimi juridik i këtij subjekti me ligj. A do të këtë ky organizim statut apo Kushtetutë?

Statuti është bazë e administrative juridiko-politike dhe organizative. Është etapa e parë e shtetit. Pas tash shkohet tek nxirrja e Kushtetutës që siguron vetë administrim të gjerë, duke përfshirë edhe të drejtën e shkëputjes deri te bashkimi me shtetin tjetër. Kjo e shkatërron Republikën dhe vetë hierarkinë e pushtetit në Kosovë.

Me këtë u dha goditja me e ashpër historike ndaj Kosovës-Dardane.

Po kështu u la anash reciprociteti si parim i zgjidhjes së çështjeve ndër shtetërore. Në fakt as që u fol për këtë dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Marrëveshja dhe plani ekzekutues u pranuan pa kushte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".