Qeveria Kurti do të futet në histori për rrumbullakësimin e pavarësisë së shtetit të Kosovës në gjithë territorin e vetë

Qeveria Kurti do të futet në histori për rrumbullakësimin e  pavarësisë së shtetit të Kosovës në gjithë territorin e vetë
Qeveria Kurti do të futet në histori për rrumbullakësimin e  pavarësisë së shtetit të Kosovës në gjithë territorin e vetë

Dr. Hysni Aliu

  • 01 June 2023 - 07:42

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Të pa dinjitetshmit, mashtruesit e tradhtarët e lëshojnë frontin atëherë kur është më së vështirësi për ta mbajtur. Kur një nënë lindë, asaj nuk i shkon me mendja se a do të jetoj më tutje vetë apo jo, por a do të mbijetoj fëmija i vetë. Ajo fjalia ” Bac u Krye” tani më është bërë realitet më këtë vendim të qeverisë Kurti, i përkrahur edhe nga presidentja Vjosa Osmani. Nuk ka më rëndësi a do jetoj më politikisht Kurti apo jo, por “fëmija” që ka sjellë në jetë, do të jetë i pavdekshëm.

Punët e mëdha nuk bëhen pa u djersitë. Liria e ka çmimin e vetë. Liria e Kosovës në vitin 1999 e kishte çmimin e vetë, por ishte një liri e pjesshme, që territorialisht kurrë nuk u rrumbullakësua para 26 .5. 2023. Në këtë ditë ka filluar rrumbullakësimi i pavarësisë së shtetit të Kosovës në gjithë territorin e vetë. Kjo ishte arsyeja që thash në shkrimin e të nesërmes, që kjo datë kur u vendosën flamujt e Kosovës ( e flamuri simbolizon shtetin) në katër komunat në veri, do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të Kosovës. Albin Kurti, e ka krye misionin e tij të shenjtë në shërbim të shteti të Kosovës, dhe do të hyn në historinë e shtetit tonë si një njeri që ja dha vulën e fundit sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, ashtu siç kanë hy në histori, Adem Demaqi,  Ibrahim Rugova,  Adem Jashari, por edhe Hashim Thaçi, që vendosi kontrollin mbi pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Me këtë vendim, z Kurti, e vërtetoj edhe një herë, që nuk ka ardhur në pushtet për ti shërbyer vetvetes apo partisë ose grupeve të ndryshme të interesit vendor ose ndërkombëtare, por i jep llogari së pari shtetit e kombit të vetë, e më pastaj vjen partneriteti me miqtë tanë ndërkombëtar. Si parti, VETEVENDOSJA, tregoj, që kryetarët e zgjedhur nga kjo parti, janë të gatshëm të sakrifikojnë vetveten deri në flijim, në mënyrë që idealin e atdheut ta qojnë deri në fund. Ngujimi i dy Kryetarëve të zgjedhur nga VV në objektet e komunave në veri më kujton ngujimin e minatorëve në minierën e Trepçës në vitet e 80- ta, prej nga filloj edhe rezistenca më e re dhe shtet formimi i Kosovës. Në anën tjetër kryetarët e PDK-së edhe një herë e vërtetuan, që ju mungon identiteti i mirëfilltë kombëtar e shtetëror, dhe se janë si fluska bore para presionit të ndërkombëtarëve, të jetë ai edhe plotësisht i pa arsyetueshëm dhe padrejtë së këndejmi.

Veprimet e këtyre dy kryetarëve të PDK-së, për mua si individ janë të nivelit të tradhtisë kombëtare, e së këndejmi edhe urdhëratë që këta morën nga partia e tyre. Prapëseprapë mirë që nuk dhanë dorëheqje nga frika e mësymjes ndërkombëtare. Thyerja e frontit nga PDK ja në kë rast dhe kryetarët e saj, gjersa në fillim kritikonin kryeministrin Kurti se të zgjedhurve të tyre, nuk po ju ofron kushte për punë, ishte shërbimi më i mirë që i bënë Vuçiqit e politikës së tij pro ruse. Njëherësh, kjo thyerje e frontit nga PDK ua bëri shumë të vështirë faktorit ndërkombëtar që ta përkrahin Kosovën, në këtë betejë që do ishte finale në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Edhe partitë tjera, pa dallim, e vërtetuan edhe një herë që nuk e kanë shtetin prioritet por interesat individuale dhe partiake.

E përshëndes një deklaratë të z. deputetit Hisen Berisha i cili është ndër të paktit mos të them i vetmi nga partitë opozitare që doli në mbrojtje të shtetit për të cilin luftoj.

Edhe analistët e studiove në shumicë absolute, përjashto këtu Shkëlzen Gashin e disa të tjerë, po e tregojnë orientimin e tyre pro serb dhe mungesën e një përgjegjësie të madhe as minimale shtetërore.

Sa i përket Shqipërisë, nuk më befason reagimi i narko dilerit Rama, i cili botërisht ka treguar që madje edhe kur BE e kritikon Serbinë ai i del në krah, sepse është i ngulur në majën e tyre, së këndejmi nuk ndahet dot nga aty.

Argumentimi i kundërshtimit të shtrirjes së sovranitetit të shtetit në veri, me gjoja lojalitetin ndaj faktorit ndërkombëtare, është një idiotizëm i llojit të vetë. Nuk është e largët koha kur kryetarit të Ukrainës Zelensi, po këta nga faktori ndërkombëtarë i ofruan evakuimin nga Ukraina, për të shpëtuar atë si individ, por aj ju tha, ” Unë jam i këtij populli dhe me jetë popull do qëndroj” luftoj trimërisht dhe sot e tërë bota mburret me të. Atë botë. Kishte skepticizëm tek perëndimi se a duhet që Ukraina të hyn në lufte, por sot e tërë bota demokratike është rreshtuar krah Ukrainës.

Të pa dinjitetshmit, mashtruesit e tradhtarët e lëshojnë frontin atëherë kur është më së vështirësi për ta mbajtur. Kur një nënë lindë, asaj nuk i shkon me mendja se a do të jetoj më tutje vetë apo jo, por a do të mbijetoj fëmija i vetë. Ajo fjalia ” Bac u Krye” tani më është bërë realitet më këtë vendim të qeverisë Kurti, i përkrahur edhe nga presidentja Vjosa Osmani. Nuk ka më rëndësi a do jetoj më politikisht Kurti apo jo, por “fëmija” që ka sjellë në jetë, do të jetë i pavdekshëm. Kurti arriti ti thyej tri çështje që të kenë ndikim në historinë e shtetit tonë:

E para që Serbia, kurrë më nuk do të guxon ti urdhëron serbët e Kosovës pore edhe gjetiu në Ballkan që mos të marrin pjesë në zgjedhje të lira e demokratike.

E dytë, Kurti, ka varrosur përgjithmonë ëndrrën e Serbisë se veriun do ta shkëputë nga Kosove pa luftë.

E treta, ka treguar, që Kosova, nuk mundë të jetë pafundësisht e kushtëzuar apo shantazhur nga dikush nga miqtë ndërkombëtare. Kjo tabu është thyer, dhe tani perëndimi e din që Kosova ka edhe identitet vendimmarrës dhe se në emër të saj nuk mundë të negocioj as të një pazare askush, të jetë ai edhe miku më i ç’maur i yni. Z. Kurti dhe Qeveria e Kosovës, kur ka marr vendimin për të dërguar kryetarët e komunave në objektet shtetërore, është bazuar plotësisht në forcën e Kosovës, edhe me kushtin që përballë të ketë tërë Serbinë, ka armatën e vetë. Kemi rezistuar atëherë kur kemi qenë duarthatë, e mos të flasim tani, kur Kosova është shtet dhe kufiri Kosovë Shqipëri nuk ekziston me faktikisht. Jam i sigurt se Z. Kurti e ka nuhatur kurthin në të cilën do binte Kosova, si rrjedhojë e planeve të bëra jashtë Kosovës dhe pa konsultimin e qeverisë e presidentes, andaj është detyruar që edhe shteti të cilin përfaqëson të reagoj pa pëlqimin e tyre. Të huajt e dinë mirë se çka ndodhi në mes datës 25-26.5.2023. Ne si popull jemi lodhë me urdhëratë që vijnë nga jashtë, nuk bën kështu, të trajtohet Kosova si një skllav. Ju ka mbet vetëm që tani ta fusni në listën e zezë Albin Kurtin si rrezikues i paqes në Ballkan, ndërsa Aleksandër Vuçiqin ta shpërbleni me Nobel për paqe.

Nëse kjo është vlera që përfaqësoni atëherë bëni, Albin Kurti e ka krye misionin e tij. Mjaft është mjaft. Populli i Kosovës, nuk paska gabuar që votoj me mbi 50% për të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".