Mjaft, mjaft me ato sjellje idiotësh, bëhuni bashkë për shtetin bre zoti ju vraftë!

Mjaft, mjaft me ato sjellje idiotësh, bëhuni bashkë për shtetin bre zoti ju vraftë!
Mjaft, mjaft me ato sjellje idiotësh, bëhuni bashkë për shtetin bre zoti ju vraftë!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 June 2023 - 09:23

 Shkruan:ANALISTI- RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Përse këta hajna, bandit, rrugaç, këta mangup, fjalën e kam te opozita, nuk marrin yrnek nga Serbia që kur është fjala për Kosovën bëhen bashkë, ndërkaq, këta hajna, tyxhar, kur është fjala për pushtet e shesin vendin dhe e shesin pa fije turpi edhe gruan e shtratit. Turp shkuar turpit! -Albin Kurti e tha:"Nuk e jap Republikën e Kosovës para fazhizmit serb...".

 

Po, nuk e tha nuk e jap edhe në duart e kusarëve, hajnave, tyxharëve dhe lakmitarëve për pushtet dhe për hajni. Kjo do të ishte e plotë. Nuk e kam hallin e Qeverisë, po hallin e vendit. Në fund të fundit miqtë të japin këshille, por jo me e shfrytëzuar për pushtet. Namin ja la ai tyxhari i klubeve të natës, kërkon mocion. Turp, ore hajvan shkuar hajvanëve. Po, shumë respekt kam pasur për ty dhe familjen, po aq i poshtër u bëre për pushtet që as qenin nuk e jap për ty. Dhe, për këtë të betohem në FLAMUR DHE KURAN. Veriu i Kosovës është në flakë nga huliganët, kriminelët,mercenarët sllavo-ortodoks,nga fashistët e Serbisë, por jo vetëm Kosova por edhe trupat e KFORIT dhe me një fjalë faktori ndërkombëtar. Kjo u bë para syve të botës duke sulmuar Kosovën me të gjitha mjetet, dhe të cilët edhe plagosën shumë rëndë ushtarët paqeruajtës. Për këto janë pamjet filmike dhe faktet, dhe nuk duhet harruar një gjë që faktet janë mbi të gjitha se ato mbesin. Kësaj bande huliganësh mjerisht i´u bashkuan edhe disa hajna, titist, tyxhar, me një fjalë të etshëm për të marr pushtetin, që deshën ose nuk deshën të pranojnë u kapen gisht për gisht në vallen e këtyre bandave serbiane të Millosheviqit, Sheshelit, dhe të Drazh Mihajlit, të çetnik Drazhes. O tempora, o mores! Pra, sebep i këtij shkrimi u bë kur sot dëgjova lajmet dhe lexoja pandërprerë, në punë, në shtëpi, në rrugë për në punë, që nuk më neveriten shumë ata banda huliganësh serb, sa më neveriten disa mangup, rrugaç, hajdut, kurvar, që dolën kundër qeverisë së Kosovës dhe që unë personalisht as fare nuk e kam këtë dert se kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtarë i këtyre bandave, por e kam hallin e vendit tim. Përse këta hajna, bandit, rrugaç, këta mangup, fjalën e kam te opozita, nuk marrin yrnek nga Serbia që kur është fjala për Kosovën bëhen bashkë, ndërkaq, këta hajna, tyxhar, kur është fjala për pushtet e shesin vendin dhe e shesin pa fije turpi edhe gruan e shtratit. Turp shkuar turpit! Mirë, të analizojmë pa nervozë dhe me kujdes: A është normale dhe e mençur kur dalin dhe kërkojnë mocion, nuk e kam fjalën për që rrëzohet qeveria, po përse këta haramash dhe tyxhar klubesh nuk del ndonjë këshilltar e ti thotë:"Ore gomar mos pall se u bënë horë se edhe naivët po e dinë se nuk e ke për asgjë tjetër, por vetëm nga lakmia e hajnisë e pushtetit..." Dhe, bile ishte veshur taman si ata "penashat" -Po, a dëgjohet ai rrospi mashkull i gjakut pansllavist, titist që ndryshe quhet LDK, bile ky fëmijë i lazdruar me veti e kishte marr edhe "BOSHKO BUHEN". Turp shkuar turpit! Nuk është koha për të luftuar për pushtet e për hajni se populli ju njeh që jeni bërë super milionerë dhe keni siguruar pasuri jo më pak se 30 breza, pa punë, po vetëm me hajni. Nuk ju beson më kush, lehni si qentë pas hënës. Nuk jua futë më kush. Ka perënduar koha juaj ore faqezi, ore kobzi! Koha është që të gjithë të bëhemi bashkë dhe të dalim nga kjo krizë dhe jo për pushtet. Lërini sulltanatet dhe nuk është koha të visheni si ata me "DEVIDSON". Mosni bre se u bëtë horë, mosni bre zoti ju vraftë e mos u lashtë pa ju vra në ditën me diell me kokërr rrufeje. Sipas kësaj që dëgjova sot, mbajeni në mend më 31 maj 2023, mos i raft as gurit e as drurit! U bënë bashkë në valle me huliganët dhe fashizmi serb vetëm për pushtet, dhe në qoftë se ka njeri të gjallë që nuk e beson, kthehuni dhe lexoni e dëgjoni. Ka me ardhur koha që edhe disa "Moderator, analistë" kanë për tu përgjigjur përse ju japin hapësirë njerëzve të paguar nga qarqet shovinist që të bëjnë propagandë kundër shtetit tonë për interesa të huaja dhe për interesa personale. Për të mos e zgjatur më tej, krejt në fund fare:Bëhuni bashkë bre zoti ju vraftë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"