Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?

Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?
Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?

Fadil Maloku

  • 05 June 2023 - 11:41

Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku

 Në këto orë të liga kur ekziston rreziku të na amputohet pa dëshirën dhe interesin tonë epiteti (i shumëdëshiruar nga Serbia) dhe paradigma e “tehut të shpatës” së antiamerikanizmit, duhet të demonstrojmë lojalitetin dhe ambicien e synimin tonë të padiskutuar për vlera dhe standarde europerëndimore.

 -Javëve të fundit, në mediet tona sociale (portale e tv-t nacionale) është evdidente se është duke u rritur një frymë do thoja më shumë artificiale se sa faktike e diskursit mbi temën e antiamerikanizmit. Natyrisht, ata që i dhënë “flakë” i kanë arsyet dhe interesat e tyre. Derisa ky grupimi tjetër që i bë “avokaturë” vullnetare, natyrisht që ka motive dhe synime dalluese nga të parët. Por, edhe të parët, po edhe të dytët duke apologjetizuar në veçanti interesat shtetërore e kombëtare të Kosovës, në një farë mënyre, duke u munduar ta arsyetojnë po edhe sulmojnë njëra tjetrën bien në grackën popullore,”e kruan vetullën, e nxjerr syrin”!? Sociologjikisht, fenomenet dhe dukuritë e reja socio politike në shoqërinë tonë, duhet paraprakisht t’i diagnostifikojmë në mënyrë që të kuptojmë “terapinë” adekuate. Sepse, nga këto dy tabore, mund të ndodh që qëllimin e kanë të njëjtë, por, dallojnë në qasjet metodologjike për këto fenomene.

E kam fjalën për antiamerikanizmin! Por, duke e bërë një analizë më të thellë sociologjike, ti krijon edhe konkluza logjike e racionale. Për mua, fakti dhe akti i hapjes se debatit (që sigurisht e qëllimisht mund të jetë i iniciuar edhe nga qarqet antishqiptare) është jo vetëm shume i frikshëm e i rrezikshëm për gjithë neve shqiptarëve, por, në të njëjtën kohë është edhe i panevojshëm, i pakuptueshëm e padyshim edhe në s’përputhje me trendët aktuale, globale, kontinentale e rajonale.  Nuk guxojmë të vetë mjaftohemi me frymën euforike të nacionalizmit tonë irracional. Sepse, mu ky turravrap i yni i pamenduar mirë dhe me “peshoren e argjendarit” mund të na fut në rrugë të pa kthim të konfrontimit me vlerat perëndimore. Andaj, adresa e pushtetit për të afirmuar vlerat tonë të nëpërkëmbura nga e kaluara jo fortë e largët, nuk guxon dhe nuk duhet assesi të na e krijojë “distancën sociale” me minoritetet (sidomos me serbët e manipuluar dhe kontrolluar nga regjimi fashist i Serbisë!) dhe grupet tjera etnike. Arsyeja është shumë e thjeshtë; ne si Kosovë, nuk e kemi problemin me serbët vendas, por, me Serbinë e cila është duke bërë gjithçka për ta “mbjellur” farën dhe disponimin antiamerikan në trojet tona shqiptare.

Nacionalizmi i kosovarëve, duhet të “spastrohet” dhe dekontaminohet mënyrë “kirurgjikale”nga synimet dhe ambiciet irracionale nacionaliste. Po ashtu, ai nuk duhet as të figuroj në programet dhe agjendat shtetërore (derisa në ato partiake, mund të shërbej përkohësisht për interesa ekskluzive për animimin e opinionit të gjerë për t’i zgjedhur ata në aulën e pushtetit), ngase, Programet e simuluara dhe të stimuluara përmes “agjendave” shtetërore, shumë lehtë mund ta krijojnë një gjeneratë antiamerikane e anti perëndimore. Natyrisht, këtë synim programor, kurrë nuk kisha dashur ta shoh, e aq më pak ta realizoj ndonjë subjekt i yni nga Kosova!

3. Suma sumarum, situata në veri të Kosovës është ai “tehu i shpatës” ku më së miri do mund ta “testonim” këtë diskurs , të cilin Serbia është shumë e interesuar të na e amputoj me të gjitha mjetet (politike, diplomatike, mediale, civile, fetare, etj.) e mundshme. Pra, rreziku i politikës sonë assesi nuk guxon ta kaloj këtë “rubikon” kurthe! Ajo çka duhet tani, është se ne duhet të kërkojmë standarde e përvoja të dëshmuara euro amerikane. Të cilat në pamje të parë për nacionalistët irracional, fillimisht mund të duket humbje (pozitash në pushtet) e përkohshme, duhet të kompensohet nga opozita racionale (por, jo me pretendime krejt kozmopolite!) përmes ofertave programore afatshkurtra, afatmesme e afatgjata sociale e socio politike. Ndryshe, në aulën parlamentare siç edhe pamë këto ditë do të kemi vetëm; zhurmues irracional që nuk e kanë synim dhe strategji ruajtjen dhe kultivimin e konturave shtetërore, por, të ruajtjes së privilegjeve pushtetare. Thënë edhe më thjesht; në këto orë të liga kur ekziston rreziku të na amputohet pa dëshirën dhe interesin tonë epiteti (i shumëdëshiruar nga Serbia) dhe paradigma e “tehut të shpatës” së antiamerikanizmit, duhet të demonstrojmë lojalitetin dhe ambicien e synimin tonë të padiskutuar për vlera dhe standarde europerëndimore.

  Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".