Zbulimi i armatimit të fshehur nga grupet kriminale në veri, me prioritet për Kosovën

Zbulimi i armatimit të fshehur nga grupet kriminale në veri, me prioritet për Kosovën
Zbulimi i armatimit të fshehur nga grupet kriminale në veri, me prioritet për Kosovën

Naim Miftari

  • 16 June 2024 - 08:50

Shkruan:ANALISTI-Naim Miftari

Nuk është sekret fakti që veriu është i mbushur me armë Serbe që nga qershori i vitit 1999,pas marrëveshjes së Kumanovës, në mes NATO-s dhe ushtrisë Serbe. Aso kohe të gjitha brigadat e motorizuara e ushtarake Serbe u tërhoqën të fundit përmes Veriut të Kosovës. Pra i gjithë potenciali ushtarak serb, diku rreth 80% të tyre janë tërhequr nga veriu i cili posa u vendos ushtria Franceze u ngadalësua qëllimisht dhe në veri mbetën armët në duart e kriminelëve Serbë të mbledhur nga tërë Kosova me qindra mijëra armë!

 

Mos të harrojmë se nuk është sekret që edhe në disa mbledhje në mes ndërkombëtarëve dhe strukturave civile kriminale serbe, të cilat kishin mbështetjen e shërbimit sekret Francez DGSE do të thotë të ushtrisë Franceze, Serbet ka pasur rast të armatosen, kur edhe kriminelin Serb Oliver Ivanoviqi me serbet tjerë i kanë kërcënuar administratorët e huaj se do ta rrafshonin Mitrovicën me mortaja 120 mmm, po nuk u plotësua kushtet serbe dhe po u hap ura e Ibrit për Shqiptarët! Armët ushtarake edhe pas luftës edhe sot i mbanin në Kisha , në spitale e ambullanta, në Varreza dhe armët që ju duheshin ti përdorin i mbanin nëpër pusete të kanalizimeve të caktuara dhe shtëpi të braktisura ose të djegura. Kurse kur ka ndodhë rasti për shembull KFOR-i Danez ka konfiskuar armë të Serbëve në një mëhallë urbane apo fshati serb pas luftës, shteti, shërbimi sekret...

UDB dhe MUP-i Serb në bashkëpunim me forcat franceze, KFOR-i francez, do të mundeshin të sillnin armë tjera që do ta zëvendësonin konfiskimin e armëve që ju bëri KFOR-i Danez. Në atë kohë një AK47 kushtonte 35 marka, e më vonë 50 euro për Serb. Do të thotë se bandat serbe dhe strukturat shtetërore kriminale serbe kurrë nuk e kanë pasur problem sjelljen e armatimeve, të dërgesave të reja për strukturat kriminale Serbe sidomos në veri. Bashkësisë Ndërkombëtare, NATO-s, UNMIK-ut nga G2 i UÇKTMK-së, Policisë,SHIK- u ju kemi dërguar me qindra mijëra raporte të sakta, deri edhe me foto dhe lokacione se ku po i mbajnë të fshehta armët bandat serbe, por ushtria franceze e cila hapur mbante anën serbe nuk ndërmerrte veprime as nuk lejonte të ndodhte asgjë. Kurse armët e tanishme që po gjenden i kanë sjellë njerëzit e UDB-së, BIA, kohë pas kohe përmes Zheravnices dhe të Manastirit të Banjskës, sigurt me bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in hungarez. Sipas informacioneve tona me një grup eprorësh të KFOR-it Hungarez disa herë me kamionë të KFOR-it kanë sjellë armë pastaj janë shpërla herë me vetura Ambulancash, e herë me vetura të policisë së Kosovës në Veri, pasi policët serb në veri ishin shumica ish kriminelë të rojeve të urave dhe llogari i jepnin Beogradit, edhe pse uniformën dhe rrogën e merrnin nga Prishtina, nga ish qeveritë e korruptuara që lejonin dhe planifikonin disa edhe ta ndanin veriun e Kosovës me Serbinë. Kjo politikë e ndyrë e kontrabandës, tradhtisë e drogës, cigareve, naftës... ka funksionuar për mrekulli nga qershori i vitit 1999 deri në vitin 2021 kur u zgjodh qeveria e 51% e Albin Kurtit, e cila kishte edhe shumë sabotime nga brenda të organizuara nga Ish pushtetarët e korruptuar të pasluftës si nga PDK-LDK dhe nga AAK-AKR dhe nga lista Serbe.

Sabotohej Qeveria e Kosovës nga krimi i organizuar i lidhur ngushtë me politikë, si për shembull sabotohej në institucionet kryesore të sigurisë dhe ligjit: si policia, dogana, gjyqësia, AKI...por gjërat, megjithatë tani kanë filluar të bien në vendin e duhur edhe pse Qeveria Kurti akoma nuk ka arrit ta pastroj mirë policin,gjyqësorin, prokurorin dhe AKI- in. Kosova sa i përket sovranitet ton në veri dhe për sundimin e ligjit nuk duhet ti pyet gjithmonë ndërkombëtarët, vetëm sa për të jua plotësuar dëshirat atyre. Kemi vërejtur shumë herë se madje shumica e atyre që ne i konsiderojmë miq ndërkombëtar, ata po jua mbajnë anën serbëve duke harruar se Kosova është shtet sovran.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".