Të mbrohen me çdo kusht interesat e shtetit të Kosovës në koordinim me miqtë e dëshmuar evropian dhe SHBA-të

Të mbrohen me çdo kusht interesat e shtetit të Kosovës në koordinim me miqtë e dëshmuar evropian dhe SHBA-të
Të mbrohen me çdo kusht interesat e shtetit të Kosovës në koordinim me miqtë e dëshmuar evropian dhe SHBA-të

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 June 2024 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj- Zhuriani

Deshëm apo s´deshtëm ne duhet patjetër ti marrim seriozisht detyrat që na vijnë nga Bashkimi Evropian, miqtë ndërkombëtar, dhe sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tashmë ne jemi shtet me ndihmën e tyre, e sidomos nga kjo e fundit kur është fjala për Asociacionin. Pra të paktën duhet formuar një grup punues dhe fjalën e kam për ekspertët më të njohur të këtyre lëmive, dhe të dërgohet më tej, pra në Gjykatën Kushtetuese.

-Por, të kuptohemi njëherë e mirë që më duhet të ripërsërisim disa herë që asgjë nuk duhet punuar dhe vepruar që vendi ynë të paktën të mos jep asnjë milimetër, se edhe një centimetër është shumë. Kjo tokë është mbrojtur me gjak nga sunduesit dhe uzurpatorët. Këtë tokë na e ka lënë Zoti hise dhe hisja është e jona. Ne duhet harruar sa më parë ata pazarexhinjtë, matrapazët, hajnat,derdimenët,kusarët, qyqarët dhe bythë qirët që me pare i vunë ashiqare interesat e tyre personale mbi interesat shtetërore dhe kombëtare . Aq faqezinj ishin që edhe deri te kulla ime në Krahinën e Lumes me i pru mezhdat. Këta bythë qirë e mos u kthefshin as në këtë botë e as në botën tjetër e sollën këtë zullum dhe askush tjetër nuk e njollosi më shumë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se që e njollosën këta dylberë dhe këta derdimen. Pra, nuk duhet lëshuar pe si ata kusar e mos qofshin që bënin dyzen ahengu me gjakësorët serb-çetnik "AJDE ZIVELI!". Por nuk duhet injoruar sepse do ta na kushtoj shtrenjtë dhe do e përsërisim zvarritjen që nuk punohet dhe pra të mos na e lënë kopilin në derë askush.

Pra, nuk na mbetet asgjë tjetër pos t´i përvishemi punës dhe të punojmë për të mirën e vendit, të kombit dhe të qytetarëve, ku dihet se për të drejtat qytetare, edhe të qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë dhe të tjerët, në asnjë vend të globit nuk i kanë të drejtat më të mira se këta. Por Serbia fashiste kërkon shumë më shumë që nuk është e tyre dhe kjo shtrigë Serbi i ndërsen serbët që të mos ec Kosova përpara dhe të nxjerrin telashe.

Faj të madh këtu kanë pa më të voglin dyshim edhe Bashkimi Evropian sepse është treguar disa herë që e kanë përkëdhelur Serbinë dhe padrejtësisht neve na vunë masa të panevojshme dhe të padrejta. Se Kosova i plotësoi të gjitha kërkesat e Këshillit Evropian dhe mu për këtë duhet të punojmë seriozisht e urgjentisht, dhe të jemi të gatshëm t´ia përplasim në tavolinë kur të vije takimi i radhës për dialogun që herë thuhet se nuk ka të bëj me dialogun e herë thuhet se kjo patjetër është në tavolinë që e bllokon dialogun. Në fund të fundit ne duhet të jemi të gatshëm që thash më sipër se duhet një grup punues dhe ekspertësh që të formohet në këtë drejtim që gjithmonë të shkon në dobi të shtetit dhe vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".