Lexoni edhe:
Miqtë ndërkombëtar nuk duhet të shqetësohen për shtrirjen e rendit kushtetues dhe ligjit në veri nga ana e institucioneve legale të shtetit
Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj- Zhuriani
Asgjë e mirë nuk pritet nga Serbia fashiste. Përpos që ka urrejtje ndaj shqiptarëve me shekuj atë e verbon çdo gjë që arrihet nga Kosova dhe e verbon po ashtu edhe përkrahja ndërkombëtare. Si mund të pritet ndonjë gjë e mirë nga kjo Serbi fashiste kur ajo akoma e përkrahë Rusinë dhe që kurrë nuk ka kërkuar falje publike që ka bërë krime të papara në Kosovë.
Edhe në qoftë ndonjë falje publike nga ndonjë serb pa ndikim dhe i rëndomtë ja është burgosur, është rrahur dhe është bërë sakat. Pra, mashtrohemi në qoftë se në presim që kjo serbi kriminale mundë të bashkëpunoj me ne, pra me Kosovën ajo vetëm mundë të premton bashkëpunim karshi botës ndërkaq, në vepër kurrën e kurrës edhe do ketë ndonjë trysni nga ndërkombëtarët. Nuk duhet besuar kurrë fjalëve të këtyre kriminelëve sepse jemi dëshmitar të kohës dhe prandaj themi këtë me fakte. Dhe, merreni me mend siç mund ti besohet një krimineli dhe gjakziu të racës e të sojit të Aleksandër Vuçiqit, kur bënë reagime edhe për kriminelët e luftës që u arrestuan nga organet e Kosovës dhe jo që bashkëpunon me ne por edhe na akuzon neve duke parë edhe si provokim akoma pa u thënë dhe pa e parë se çka do të del dhe pa u thënë fjala përfundimtare nga organet e drejtësisë se republikës se Kosovës. Aleksandër Vuçiqi, një kriminel dhe bashkëpunëtor i kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, harron krimet e kryera të këtyre kriminelëve që kanë bërë vrasje ,dhunime, plaçkitje dhe shumë mizori të tjera, ndërkaq, ky farë Vuçiqi lëre se nuk i pranon ato krime që kanë ndodhur në komunën e Gjilanit dhe në pjesët tjera të Kosovës dhe e quan provokim të qëllimshëm.
Por më besoni se e ka nga frika se në fund do të dalin me fakte shumë gjëra dhe krime e dhunime që kanë bërë këta kriminel dhe kur të zbardhen raste prapë se prapë kriminelët nuk do e pranonin si të tillë, përpos akuzave që i bënë Qeverisë së Republikës së Kosovës hiq më pak këto akuza nga pushteti serb nuk kursehen edhe kundër ndërkombëtarëve. Dhe, si mundë të ndërhyjnë edhe në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës, kur akoma ata janë nën hetime dhe se kanë faktet, po të mos ku ishin fakte ata do të ishin të lirë si çdo qytetar tjetër pa me të voglin dyshim. Dhe për të turbulluar ujëra thotë se do i drejtohet edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e Aleksandër Vuçiqit do të jenë të kota se do e merr përgjigjen edhe nga Bashkimi Evropian edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk do përzihen fare në sistemin e drejtësisë dhe jo vetëm ata po çdo kush tjetër do i mbajnë larg duart nga gjyqësia, politika duhet të lërë të pa varur punën e drejtësisë, sepse Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës ka bërë një hetim disa mujor lidhur me krimet e këtyre kriminelëve, ndonëse nuk e pranon Serbia fashiste me një grup kriminelësh. Ata duhet të marrin dënimin e merituar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".