Lexoni edhe:
URA E IBRIT KANCER I KONCEPTUAR PËR INTERESA NEOKOLONIALE
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Të bisedohet me një Qeveri të Serbisë hegjemoniste të kritikuar paraprakisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për përfshirjen në qeveri të zyrtarëve të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara e cila përkundër faktit se BE, bënë sikur zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën edhe kryeministri aktual Vuçeviq deklaron publikisht se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe do të angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës, kjo vërtetë duket e pamundur!
URA E IBRIT KANCER I KONCEPTUAR PËR INTERESA NEOKOLONIALELexoni edhe:
-Përkundër faktit se që nga vitit 2011 Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, ku janë nënshkruar një numër i madh marrëveshjesh, pjesa më e madhe e tyre, nuk janë zbatuar asnjëherë nga Serbia, por që për habi, ka kaluar gjithmonë pa sanksione as ndërmarrje masash shtrënguese! Kurse letra që ish kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, në dhjetorin e vitit të kaluar i dërgojë BE-së, se Serbia nuk e pranon as marrëveshjen e fundit të dakorduar në Bruksel me Kosovën, si dhe deklaratat e përsëritura edhe të kryeministrit aktual të Serbisë Millosh Vuçeviq, se Serbia nuk e ka nënshkruar as nuk e pranon marrëveshjen e dakorduar, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe do të angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës, dëshmojnë se me këtë shtet hegjemonist, nuk mund të flitet më për dialog as të shpresohet në arritjen e marrëveshjes. Shto kësaj edhe faktin tjetër të dhembshëm se përkundër marrëveshjes së arritur qysh më 2016 me Serbinë në Bruksel, për hapjen e Urës së Ibrit, përveç enigmës së pa zbërthyer, se pse është shtyrë hapja e kësaj ure nga BE, për më tepër se 8 vite, kërkesa absurde e BE-së, që serish, po kjo urë të bëhet temë e dialogut me Serbinë, kur dihet mirëfilli nga të gjithë faktorët relevant vendor e ndërkombëtar, se çështja e hapjes së Urës së Ibrit, është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës, nuk e di se a mund të ketë më turp, që vet BE të dal kundër hapjes së urës së Ibrit dhe në shekullit XXI, të shkel marrëveshjen e arritur nën ndërmjetësimin e vet asaj në Bruksel me Serbinë, dhe se për çfarë besimi mund të flitet, për vazhdimin e dialogut nën ndërmjetësimin e po kësaj BE-je?!. Të bisedohet me një Qeveri të Serbisë hegjemoniste të kritikuar paraprakisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, për përfshirjen në qeveri të zyrtarëve të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara e cila përkundër faktit se BE, bënë sikur zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën edhe kryeministri aktual Vuçeviq deklaron publikisht se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe do të angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës, kjo vërtetë duket e pamundur! Prandaj përpjekjet e drejta të Qeverisë së Kosovës për hapjen e plotë të Urës së Ibrit, dhe qëndrimet e hapura pro-serbe të BE-së, kundër hapjes së kësaj ure, edhe 25 vite pas çlirimit të Kosovës, kanë filluar t`ia humbasin krejt peshën dhe rrënojnë tërësisht rendësin që kishte në fillim dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë! Deklaratat e vazhdueshme të kryeministrave të Serbisë se nuk e pranojnë atë marrëveshje, ua kanë zbeh gjithë kuptimin edhe "dakordimit" të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, veçanërisht pas deklarimeve kundërshtuese të Serbisë për pikat më të rëndësishme që nënkuptojnë njohjen formale, dhe më pastaj edhe me aksionin terrorist serb, të vitit të kaluar në fshatin Banjë të Zveçanit, ku u vra polici, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku. Kurse kundërshtimet e BE-së për hapjen e Urës së Ibrit, përkundër marrëveshjes së arritur qysh më 2016 nën ndërmjetësimin e po kësaj BE-je, do të jenë edhe një ngarkesë tjetër shtesë e komplikimit të pakalueshëm të dialogut, sidomos pas kritikave të pakuptimta të BE-së, jo vetëm për ndalimin ligjor të dinarit serb, por edhe mbylljen e njësive postare të Serbisë, duke bërë që të humbet tërësisht besimi te BE dhe dialogu përfundimisht të futet në rrugë pa krye. Po ashtu Futja e SHBA-ve në zgjedhje presidenciale dhe mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë, mundë të jenë edhe dy indikator të tjerë vendimtar, të cilët do ta bëjnë, fare të pa kuptimtë dhe tërësisht të pushuar agjendën e bisedimeve e cila edhe ashtu, de fakto ka kohë që ka ngecur dhe është tërësisht e bllokuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".