
Sportistat shqiptar, sot më shumë duhet ta afirmojnē kombin se sa shtetin!


Fadil Maloku
Nga Prof.dr Fadil Maloku
. Magjia e sportit, si një fenomen global, padyshim që ndikon në profilizimin, madje si thuhet edhe nga shume sociologë, edhe në përforcimin dhe fuqizimin e identiteteve të luhatura sociale, politike, ekonomike, e sidomos atyre kulturor tē individëve dhe komuniteteve etnike. Në rastin tonë ekipi kombëtar, me fitoret e tija të njëpasnjishme, padyshim që e forcon, madje madje edhe e afirmon dhe e mobillizin rindërtimin e asaj pjesës së harruar identitare. Ashtu siq ndodhë zakonisht edhe me ekipet tjera që kanë traditë të gjatē të stabilitetit kombëtar e shtetëror, që dërgojnë mesazhet e homogjenitetit kombëtar, shtetërorë, social e politik, ashtu ndodhë edhe homogjenitetit publik i ekipit të kombëtares sonë. Natyrisht, çdo fitore e ekipit nëse mediatikisht përdoret në shërbim të kauzës kombëtare, mund të dërgoj midis rreshtash edhe mesazh të qarte politik. Arsyja është se;sporti sot është bërë njē industri e tërë e promovimit të ndjenjave dhe (de)frustrimit, që i shkundulis jo vetëm idealet kombetare, po edhe stereotipitë shteterore(siq është rasti me ndeshjen; Shqipéri -Serbi), sociale, e kulturore...
2. Shikuar nga kjo prizmë sociologjike, për mendimin tim ky mobilitet (shpesh herë edhe)deri në ekstazën e katarasisit ndikon bukur shumë në fuqizimin dhe senzibilizimin e nevojës së ndihmës për ta pasuruar e fisnikéruar shkallën e procesit tē procesit të integrimit. Mirëpo, nëse ndokush nga turbokozmopolitët vendor, apo sish tē jashtëm që shpesh ne mediet sociale vetën e cilësojnë si mentora e arkitekta, mendojnë se; ky fenomen mund të shërbej e ndoshta edhe të ndikoj në profilizimin e ndonjē identiteti të ri etnik e kombëtar, si ai i mundësisë së krijimit të një “kombi kosovar”(?!), atëherë, kujtoj që e kanë shumē gabim.Sepse, loja e kombëtares, nuk besoj që mesazh fundamental duhet ta mbaj propagandimin e një identiteti të ri kombetar! Arsyeja, është edhe më e thjesht: sepse, ai identitet egziston si i tillë, dhe s’ ka nevojë me i dhënë as tone e as një “ngjyrë” tjetërfare...!
3. Sot sporti global, e sidomos ai kontinental e rajonal është bërē jo vetëm një lloj “jihadi” postmodernist, por, edhe një lloj “ambasadori” funksional industrial, që ushtron me admirim dhe me shpejtësi marremendëse ndikimin dhe trysnin e vetë sociale, e padyshim edhe ate politike. Në rastin e ekipit të kombëtares, nuk e shoh të arsyeshme, madje as fare të nevojshme debatin per “rrezikun” nga formimi i një identiteti të ri etnik në Kosovë...Andaj, kombétarja jonë, kujtoj se duhet sa më shumë ta afirmojnē me lojëra të bukura gjithë kombin shqiptar..
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".