
Mulliqi: Kuvendarët po veprojnë sipas dëshirës se tyre dhe as që po mendojnë për të tjerët


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Sikur është krijuar një iluzion të shumë njerëz sot në Kosovë , dhe njerëz të politikës së do të jetojnë gjithmonë ,duke mos e menduar kurrë përjetësinë.Burra u thënqin atyre që po tubohen që shumë herë në Kuvendin e Kosovës ,se nuk kuptojnë syleshet se do çditë e re që përjetojmë në këtë botë , është dhuratë nga Zoti.
Këta po veprojnë sipas dëshirës se tyre dhe as që po mendojnë për të tjerët në këtë nënqiell, që edhe ata , duhet të marrin riskun e merituar.Pyetja nuk është se kur do të ikim , por si do të jetojmë ndërsa jemi këtu.Këta njerëzit e skenës tonë politike po jetojnë po e han bukwn mw turp, se po jetojnw nw luksin më të madh, sikur të jetonin në shtetin më të pasur në botë, e jo në Kosovën e varfër.Kur e thëmë këtë e kam parasysh se ende shumë kategori po jetojnë dobët.Çdo frymarrje që marrim është një dhuratë nga Zoti, e jo nga pushtetarët të cilët po mëndojnë se edhe shpirti ynë mvaret prej tyre.Jeta nuk është një provë për një shfaqje teatrale.Këta kuvendarë dhe ata që po i drejtojnë nuk po kuptojnë se materializmi është një iluzion.Qefini nuk ka xhepa .Të gjithëve edhe mbretërit i pret qefini.
Nga mbreti deri të lypësi.Ndërsa jemi në këtë botë nuk është vonë për një provim riparues.Kjo duhet të jetë në nëndërgjegjën e këtyre njerëzve të politikës , që në fakt po tregohen dhe kan treguar shumë herë deri më sot, se nuk janë të dinjitetshem për profesionin fisnik të politikës.Këta politikën zatën e kan kuptuar si profesion ku njeriu duhet tw pasurohet mbrenda natës, në mënyrë shumë të pandershme .Kjo është turpi që nuk i lanë para qytetarëve dhe para Kosovës.Besoja dhe shpresoja se minimumi i vlerave njerëzore do të regjistrohej si një kufi që nuk duhej kaluar. Fatkeqësisht, në muajit e fundit, janë kaluar të gjitha kufijtë e dinjitetit njerëzor .Unë besoj se njerëzit mund të ndahen vetëm në njerëz dhe jo-njerëz.Këta kuvendarë po iu ikin problemeve reale , duke mbajtur “popullin të shtangur”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".