Përdorimi i shpesht i fjalës 'E pa pranueshme' dhe kmisha e Listës Serbe që vështirë, por duhet ta heqim

Përdorimi i shpesht i fjalës 'E pa pranueshme' dhe kmisha  e Listës Serbe që vështirë, por duhet ta heqim
Përdorimi i shpesht i fjalës 'E pa pranueshme' dhe kmisha  e Listës Serbe që vështirë, por duhet ta heqim

Skender Mulliqi

  • 12 November 2025 - 09:44

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Askush nuk ka asgjë kundër mbështetjes së komuniteteve minoritare, që janë kategori kushtetuese, por ka njerëz që nuk i shohin dhe nuk i kuptojnë anomalitë e shumta, dhe në fund të fundit rreziqet që paraqet Lista Serbe e dirigjuar nga Bogradi e jo nga Prishtina sovrane.Madje , kam thënë disa herë se kjo Listë duhet të përjashtohet nga jeta politike në Kosovë për shkak të qendrimit të saj të mos njohjës të shtetit sovran dhe të pavaruar , veq sa për të zhvatë buxhetin e Kosovës.Kjo Listë është bërë e zorshme , edhe me përkrahjen tonë si kmishë e vështirë, por që duhet ta heqim?

1.Shpesh në zhargonin politikë përdorët fjala’e papranueshme’’?Kjo më shumë është spekulim për të plasuar rrenen për të vertëtë.Dhe, këtë fjalë po e ndëgjojmë që shumë vite …Ku qëndron ndryshimi i kësaj fjale?Kjo fjalë mund të jetë për dike e pa pranueshme , e dikush as që kërkon të pranon diqka.Dhe, as që merre leje.Nuk po flas vetëm për këtë, por për gjthqka në përgjithësi.Po shohim pamje të pa pranueshme në debate të ndryshme politike , dëklarata të pa pranueshme , sjellje të papranushme….Çfare në fakt është e pranueshme ?Është e pranueshme kur fletë për patriotizëm.Kur mbron qytetarët.Kur denoncon kriminelet, hajnitë etj.E pranueshme është kthmi i dinjitetit të njeriut dhe kthimi i dinjitetit në Kosovë.Të dënohet më zë të lartë çdo keqëpërdorim i prones shoqërore, të dënohen gënjeshtrat dhe manipulimit më masës e gjerë.Të demsakohet dhe mos të kthehet e kaluara jonë komuniste.Pasi po ngjitet dikush në pushtet, pas rrenave dhe manipulime paraprake , plotë gojën e kan patriotizëm. Kur jemi të vlerat që posedon një shtet demokratik ,liria e mendimit dhe e shprehjes së mendimeve është e garantuar.Liria e shprehjes përfshin, në veçanti, lirinë e shtypit dhe mjeteve të tjera të komunikimit, lirinë e fjalës dhe të paraqitjes publike, si dhe themelimin e lirë të të gjitha institucioneve të komunikimit publik.Në demokraci cenzura është e ndaluar.Gazetarët kanë të drejtën e lirisë së raportimit dhe qasjes në informacion, por jo edhe dezinformatave që janë të dënueshme më ligj, dhe po i ndeshim në televizione dhe media tjera elektronike.Kjo e degradon shtetin dhe vlerat e tij.Shteti inkurajon dhe mbështet zhvillimin e shkencës, kulturës dhe artit.Shteti mbron pasuritë shkencore, kulturore dhe artistike si vlera shpirtërore kombëtare.Mbrojtja e të drejtave morale dhe materiale që rrjedhin nga puna shkencore, kulturore, artistike, intelektuale dhe nga puna tjetër krijuese është e garantuar.Shumë prej tyre sikur nuk po dëshirohën nga shumë kush të kuptohen.Kosova sikur është bërë vend i paradokseve të pa pranueshme , që do të ishte realiste të pritej që institucionet shtetrore të pengonin dhe sanksiononin çdo ngjarje të tillë të pa mirë.Por, që paraprakishtë autoritetet shtetërore duket se pari vetë të mos përfishen në skandale të ndryshme të kushtueshme për qytetarë dhe për shtet.Prap sikur nuk është kuptuar nga shumë kush, se akti më madhor patriotic është mbrojtja e sovranitetit shtetëror.Një politikan që kudo do të etiketohej si një tradhtar serioz kombëtar nuk guxon të jetë bartës i asnjë pushteti, madje duhet të përgjegjet penalisht .Tregëti mund të bësh më mallra , por në asnjë mënyrë nuk ka tregti më Atdhe dhe Komb.

2.Diqka kur jemi këtu rreth të drejtave të pakicave.Sipas logjikës së gjërave, pakicat kombëtare gjithmonë dhe kudo rreshtohen me partinë në pushtet, por vetëm pasi të formohet qeveria. Ato praktikisht nuk marrin pjesë në proceset politike, ato merren me atë që është misioni i tyre, domethënë me gjuhën, kulturën, folklorin, traditën, identitetin e pakicës etj. Megjithatë, në Kosovë nuk është kështu, pakica serbe është e përfshirë drejtpërdrejt në politikë, dhe jo vetëm kaq, në procese zgjedhore për të formuar shumicën parlamentare, ata po përcaktijnë koalicionin që do të mbajë pushtetin, kështu ndodhi në të kaluarën.Aq më keq kur një politikë të tillë po e diktonë Lista Serbe e drejtuar nga terroristi,Aleksander Vuqiqi dhe nga Radojqiqi protagonist i aktit terrorist të Banjskë. Të gjitha këto janë pika që ranë në gotë, dhe të cilët e kan mbushur kupën .Dhe tjetra që është apsurde kur një listë e tillë kriminale e dirigjuar nga Beogradi zyrtar po përkrahet nga disa njerëz të politikës dhe të një pjesë të analisitëve politikë. Askush nuk ka asgjë kundër mbështetjes së komuniteteve minoritare, që janë kategori kushtetuese, por ka njerëz që nuk i shohin dhe nuk i kuptojnë anomalitë e shumta, dhe në fund të fundit rreziqet që paraqet Lista Serbe e dirigjuar nga Bogradi e jo nga Prishtina sovrane.Madje , kam thënë disa herë se kjo Listë duhet të përjashtohet nga jeta politike në Kosovë për shkak të qendrimit të saj të mos njohjës të shtetit sovran dhe të pavaruar , veq sa për të zhvatë buxhetin e Kosovës.Kjo Listë është bërë e zorshme edhe me përkrahjen tonë si kmish qe vështirë ta heqim? Vendi ynë është vend paqësor tolerant ndaj pakicave , të cilat gëzojnë më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në botën demokratike …

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".