- Planeti X - Kosova Sot
Zbulimet mahnitëse, që tregojnë për civilizime të përparuara antike në tokë

Zbulimet mahnitëse, që tregojnë për civilizime të përparuara antike në tokë

Sipas shkencës zyrtare, njerëzimi ka shkuar gradualisht duke evoluuar, nga shoqëritë primitive, deri te civilizimi i sotshëm, i cili do të duhej të ishte më i përparuari. Por, ka dëshmi se kjo nuk ka qenë kështu, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

Tunelet masive nëntokësore

Pse tunele dhe pse një rrjet masiv i tuneleve, që shtrihet me qindra kilometra? Deri më tani ekspertët nuk kanë përgjigje sesi ishte e mundur që, mijëra vjet më parë, kultura të ndryshme nga e tërë Evropa, ndërtuan tunele të ndërthurura dhe të përparuara, që vazhdojnë me mijëra kilometra. Këto tunele janë ndërtuar rreth 12000 vjet më parë dhe thuhet se ato shtrihen nga Skocia, deri në Turqi. Këto tunele shpesh quhen me emrin e përbashkët: "autostradat antike". Në Gjermaninë e ditëve tona arkeologët kanë gjetur me mijëra tunele nëntokësore, që datojnë që nga Epoka e gurit. 

Image
Shpellat Longyou

Kushedi si, kushedi kush, e kishte teknologjinë dhe mjetet për marrjen dhe transportimin e gati 1 milion metrave kub gurë, duke krijuar atë që sot njihet me emrin Shpellat Longyou. Asnjë tekst antik nuk tregon kush, si dhe nuk jep detaje si dhe pse u ndërtua ky rrjet i shpellave me mijëra vjet më parë. për më tepër, preciziteti që shihet edhe te detajet më të vogla flet për një mjeshtëri superiore, e cila, sipas historisë zyrtare, nuk do të kishte qenë e mundur mijëra vjet më parë. Pyetja që shtrohet vetvetiu, është: Çfarë teknologjie antike ishte e pranishme asokohe, që ua mundësoi "ndërtimtarëve misteriozë" që ta bëjnë një konstruksion kaq mahnitës? 

Image

Pse ka piramida në tërë botën? A e keni pyetur ndonjëherë veten, pse gati të gjitha civilizimet antike në Tokë kanë ndërtuar piramida? Për më tepër, pse këto struktura janë aq të ngjashme me njëratjetrën? Si ka mundësi që piramidat në Egjipt të jenë të ngjashme me ato në Amerikë edhe pse, sipas shkencës zyrtare, këto dy civilizime nuk kanë pasur kurrfarë kontakti midis veti? A ka mundësi që, një super civilizim, t'iu ketë prirë të gjitha civilizimeve antike, e ato më pas vetëm e kishin ndjekur shembullin e atij super civilizimi, duke ndërtuar piramida? Apo, ndoshta alienët?!

Image

Puma Punku: Dëshmi e makinerisë së përparuar antike?

Puma Punku është njëri ndër vendet më të rëndësishme nëse doni të shihni se çka ishte në gjendje të bënte njeriu antik. Këto struktura të gurit janë ndër më të mëdhatë që janë gjetur ndonjëherë. Nëse doni që të shihni struktura dhe monumente të cilat sfidojnë tërë logjikën njerëzore, atëherë mjafton që të udhëtoni në Puma Punku, në Tiahuanako të Bolivisë së sotme. Aty do të gjeni gërmadha super të mëdha, të cilat, sipas shumicës së shkencëtarëve, datojnë rreth 15,000 vjet më parë. Këto struktura në fakt, janë aq të pabesueshme dhe të vjetra, sa që për nga vjetërsia ua kalojnë edhe inkave antikë. Si qe e mundur për ndërtimtarët e Puma Punku që të prisnin, bartnin dhe rendisnin me precizitet gurët megalitikë që peshojnë me qindra tonelata? Për më tepër, në këta gurë nuk shihet ndonjë shenjë e daltës, por vetëm shenja se janë renditur me anë të një teknologjie të përparuar, e cila ishte e pranishme në Tokë me mijëra vjet para historisë së shkruar. 

(Kosova Sot)

18 orë e 6 minuta më parë
22/02/19