Shtëpitë më të njohura, të mallkuara në botë

  • 21 October 2017 - 11:11
Shtëpitë më të njohura, të mallkuara në botë

Nëse mendoni se shtëpitë e mallkuara nuk kanë ndonjë vlerë në treg, atëherë mashtroheni rëndë. Në disa raste, mu fakti që janë të tilla, ndikon në rritjen marramendëse të çmimit të tyre, raporotn Gazeta Kosova Sot


Shtëpia Gardette LaPrete

Në shekullin XIX këtë shtëpi e kishte marrë me qira një turk misterioz. Disa thonë se ai ishte vëllai i sulltanit, meqë me vete kishte sjellë shumë ar, një harem të madh dhe shumë shërbëtorë. Ata jetonin të izoluar, kështu që tragjedia që ndodhi në këtë shtëpi u mor vesh vetëm pas një kohe. Kur hyri policia në shtëpi, të gjithë shërbëtorët i gjeti të vrarë, kurse 'vëllai i sulltanit' ishte varrosur për së gjalli. Banorët e Nju- Orleansit, ku gjendet kjo shtëpi, thonë se ajo është e mallkuar dhe se, edhe sot e kësaj dite, nga ajo shtëpi dëgjohet muzikë orientale, sikur që shihen edhe fantazmat me rroba luksoze.

Shtëpia Whaley

Në vitin1852, njeriu me nofkën Yankee Jim ishte varur në këtë pronë që gjendet në San Diego. Me rastin e varjes, atij i kishin prekur këmbët në tokë dhe, që nga ajo ditë, dëgjohen zërat, zhurmët e çizmeve, që shkojnë zvarrë, apo vetëm hapat. Disa vjet më vonë këtë pronë e bleu Thomas Whaley dhe në të ndërtoi një shtëpi. Pas vdekjes së tij dhe të gruas së tij, edhe fantazmat e tyre janë parë duke shëtitur nëpër dhoma. Çdo fundjavë të fundit në muaj, në këtë shtëpi organizohen mbrëmjet e gjuetisë në shpirtra.

Rezidenca McPike

Kjo pronë gjendet në qytetin e mallkuar Alton, në shtetin federal amerikan Illinoi. Vetë banorët e këtij qyteti thonë se kjo rezidencë është vendi më i mallkuar, në qytetin e mallkuar. Vizituesit thonë se mund të hetojnë përqafimin e fantazmës së një plake dhe dëgjojnë buzëqeshjen e fëmijëve. Sipas deklaratave të pronarëve aktualë, në këtë shtëpi ka fantazma të zhurmshme, të ishpronarëve të shtëpisë dhe të shërbëtorëve të tyre. Për dallim nga vendet e tjera, të ngjashme, kjo shtëpi nuk ka ndonjë legjendë të tmerrshme paraprake.

Salla Raynham Në Sallën Raynham, në vitin 1936 është bërë fotografia më e njohur e fantazmës, të të ashtuquajturës "gruas së kafenjtë", e cila shihet duke zbritur shkallëve teposhtë. Ajo që intrigon, është se kjo foto është bërë atëherë kur nuk ekzistonte fotoshopi. Dëshmitë rreth kësaj fotografie kishin filluar rreth vitit 1835, e të gjithë ata që e kishin parë, e kishin përshkruar si 'person' të ngrohtë dhe të mirë. 

(Kosova Sot)