NASA gjen 20 planetë që mund të përmbajnë jetë

  • 31 October 2017 - 18:19
NASA gjen 20 planetë që mund të përmbajnë jetë

Shkencëtarët kanë gjetur 20 planetë të rinj të cilët mund të përmbajnë jetë, që nënkupton se në univers mund të ketë shumë më shumë planetë të banueshëm, se që kishim menduar më parë.

Gjetjet e reja vijnë nga misioni Kepler i NASA-së për të zbuluar planetë alienë të ngjashëm me tonin dhe që janë në gjendje të mbështesin jetë aliene ose potencialisht jetë për ne në të ardhmen.

Pas këtij zbulimi, shkencëtarët janë optimist në përpjekjen e tyre për të gjetur “Tokën 2.0”.

20 planetët e rinj mund të jenë shansi ynë më i mirë për të gjetur planetë alienë të aftë për të mbështetur jetë, thuhet sipas shkencëtarëve të cilët kanë rishikuar hulumtimin e ri.

Disa prej planetëve janë shumë të ngjashëm me planetin tonë, duke evituar kështu dallimet e zakonshme që e bëjnë atë me më pak gjasa që të mbështesë me të vërtetë jetë, thuhet sipas New Scientist.

Planeti më inkurajues në mesin e këtyre planetëve është emëruar “KOI-7923.0” dhe mund të jetë shansi më i mirë për të gjetur një tjetër Tokë.

Viti i tij zgjatë 395 ditë dhe është 97% me madhësi të Tokës, por pak më i ftohtë.

 (Kosova Sot)