Sulme djajsh në një fabrikë të tekstilit

  • 05 November 2017 - 10:36
 Sulme djajsh në një fabrikë të tekstilit

Në një fabrikë në Matsapha të Svazilendit, të premten e kaluar u ndal puna, pasi që dy punëtorë u rrëzuan pa ndonjë shkak dhe filluan të bërtisnin. Punët u përkeqësuan edhe më shumë, pasi që edhe tri punëtore u sëmurën të hënën, duke pohuar se kishin parë gjëra të çuditshme në ndërtesë, gjëra të cilat nuk mund t’i shihte askush tjetër. Më pas edhe dy punëtorë të tjerë patën simptoma të njëjta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
"Nuk e dimë se çka është duke ndodhur, meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë", tha një punëtor. "Ne jemi të shqetësuar edhe nga fakti se, sikur që morëm vesh, prodhimi mund të ndalet për dy javë”.
Në fillim për këto incidente u fajësuan shpirtrat e këqij, por më pas u tha se fenomeni mund të ishte paraqitur për shkak se punëtorët kishin inhaluar tymrat e një substance që përdoret në prodhimtari, e cila mund të ketë shkaktuar halucinacione. 


(Kosova Sot)