Historia e magjistarëve dhe magjisë në amerikë

  • 06 December 2017 - 11:31
Historia e magjistarëve dhe magjisë në amerikë

Historia e magjistarëve dhe magjisë në amerikë

 

Para se J.K. Rowling të shkruante për magjistarët dhe shtrigat e Amerikës, amerikanët kanë pasur traditat e veta: mitet për gjykimin e shtrigave, efektet e magjisë në njerëz dhe 'luftën' në mes të magjisë së bardhë dhe të zezë. Sikur në shumë kultura të tjera, besimi për ekzistencën e shtrigave dhe magjive në Amerikën Veriore daton që një kohë e gjatë dhe për herë të parë në kontinent është prezantuar nga kultura Dine, ose njerëzit Navaho. Megjithatë, është e vështirë të gjenden informacione për origjinën e magjisë, meqë këta njerëz preferojnë të mos komunikojnë me 'të huajt' për kulturën e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjithsesi, dihet mjaftueshëm për konceptet koloniale të magjisë, për faktin e thjeshtë që ka çuar në shumë dramë dhe vdekje. Para Gjykimit të Magjistareve të Salemit në vitin 1658, ka jetuar Elizabeth "Goody" Garlick, e cila ishte akuzuar nga një nënë gjashtëmbëdhjetëvjeçare, pak kohë para se foshnja e saj të vdiste. Megjithatë Garlick kishte shpëtuar falë faktit që guvernatori i atëhershëm besonte që tendenca për të besuar në magji ishte shndërruar në një lloj patologjie, andaj edhe nuk e kishte dënuar atë që akuzohej për magji. Salemi i Masaçusetsit, siç dihet, nuk ka qenë aq përkëdhelës për praktikuesit e magjisë në vitin 1962 dhe 1963. Në këtë vend ka pasur shumë arsye të besohej që po praktikohej magji, pasi që tre fëmijë kishin filluar të pësonin sulme të çuditshme, brenda një periudhë të shkurtër kohore. Për magji ishin akuzuar skllavja e njërës prej vajzave të sëmura, Sarah Good, një lypëse e pastrehë dhe Sarah Osborne, një grua me reputacionin e thyerjes së normave shoqërore. Ndonëse dy të fundit i kishin mohuar akuzat për magji, Tituba kishte filluar të nxirrte rrëfime të çuditshme, që, natyrisht, nuk kishin kaluar pa kapur vëmendjen e gjyqtarit lokal, John Hathorne, që kishte ardhur në përfundim që ajo ishte fajtore. Ndonëse ajo ishte liruar 13 muaj më vonë, burgosja e saj kishte bërë që të krijoheshin gjykata të veçanta për gjykimin e personave, që merreshin me magji, gjykatë e cila, gjatë periudhës së operimit, kishte dënuar 19 njerëz.

Rasti i radhës, kur magjistarët ishin bërë pjesë e kulturës popullore, ka qenë në një kontekst më të vogël. Në fillim të viteve të 1900-ta, kishte filluar të jepeshin këshilla të ndryshme për organizimin e ahengjeve për Natën e Shtrigave, gjë kjo që shihej si mundësi e artë për gjah nga magjistarët lokalë për ta portretizuar veten si joshës dhe interesantë, e jo si njerëz të frikshëm e dashakëqij. Ky trend, që më vonë ishte bërë i njohur si trendi i "magjistarëve të lezetshëm", kishte vazhduar deri në vitet e gjashtëdhjeta, kur ishte bërë pjesë edhe e televizionit, me serinë "Bewitched", që kishte filluar të shfaqej, seri kjo që portretizonte magjistarët, të cilët paraqiteshin në këtë mënyrë. Pastaj, në vitin 1973, ishte krijuar Këshilli Amerikan i Magjistarëve që në prill të vitit 1974 kishte nxjerrë një draft të parimeve të magjisë në Amerikë. Për fatin e keq të tyre, këshilli ishte shpërbërë në të njëjtin vit, megjithatë parimet e nxjerra kishin jetuar më gjatë dhe në vitin 1978 ishin bërë pjesë e disa grupeve të caktuara në ushtrinë amerikane. Nëse mëtojmë t'i kuptojmë magjistarët të kohës më të re, duhet ta lexojmë Alex Mar-in, autorin e "Witches of America", që ka shkruar një sërë shkrimesh për magjistarët modernë. Ai, mes të tjerash, shkruan që kohëve të fundit paganët janë ata të cilët po grumbullohen nëpër festivale e takime të ndryshme, me qëllim të ndarjes së ideve dhe gjetjes së ndjekësve të përshtatshëm për ushtrimin e magjisë. 

(Kosova Sot)