Shkencëtarët: Energjia e errët nuk ndikon në zgjerimin e universit

  • 13 December 2017 - 12:10
Shkencëtarët: Energjia e errët nuk ndikon në zgjerimin e universit

Gjatë dy dekadave të fundit, shkencëtarët e kanë zhvilluar idenë që universi po zgjerohet dhe atë me një ritëm të shpejtë, që nxitet nga "energjia e errët". Zbulimi, që fillimisht ishte bërë në vitet e nëntëdhjeta, kishte fituar çmimin 'Nobel' për Fizikë dhe ka shërbyer si bazë për "modelin standard" të kozmologjisë,raporton Gazeta Kosova Sot

Megjithatë, tani një ekip fizikanësh pretendojnë që kjo teori mund të jetë e gabuar. Në një analizë të re që ka përdorur të dhëna dhjetë herë më të mëdha sesa ato të origjinalët, fizikanët argumentojnë që njëra nga shtyllat kryesore të modelit është "e paqëndrueshme", me nocionin e energjisë së errët që ngrihet nga një model teorik, tejet i thjeshtuar, i krijuar tetëdhjetë vjet më parë. Ata pretendojnë që universi mund të jetë duke u zgjeruar me një ritëm konstant, pra, nuk kemi përshpejtim të shkallës së zgjerimit dhe në këtë proces energjia e errët nuk ka fare gisht.

(Kosova Sot)