NASA e ka gjetur një sistem diellor plot planete sikur i yni

  • 15 December 2017 - 09:29
NASA e ka gjetur një sistem diellor plot planete sikur i yni

NASA ka zbuluar dy planete të reja te ylli Kepler-90, që ka pamje të ngjashme me diellin tonë dhe tani del se ka numër të njëjtë planetesh sa sistemi diellor.

Agjencia amerikane ka bërë publike të dhëna të tjera interesante nga studimi 3 vjeçar i mbledhjes së të dhënave nga teleskopi Kepler.

Ylli ishte zbuluar më parë, por risia është se astronomët kanë gjetur dy planete të reja, duke përdorur inteligjencën artificiale të Google.

Një kompjuter i programuar të kërkojë nëpër të dhënat e teleskopit Kepler, ka mbledhur sinjale që mund të jenë të planeteve.

Ekspertët e NASA-s kanë vlerësuar se në bazë të kësaj, mund të ketë brenda të dhënave të mbledhura, mund të gjenden sisteme të tëra solare, por kjo nuk ishte e mundur të saktësohet për shkak të sinjaleve të shumta që interferonin në atë trajektore.

“Ashtu siç kemi pritur, kemi bërë gjetje mbresëlënëse në të dhënat e mbledhura nga Kepler, dhe tani duhen mjetet dhe teknologjia e duhur për t’i deshifruar ato”, ka thënë Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA.

“Kjo tregon se të dhënat do të jenë një thesar për hulumtuesit inovativ në vitet e ardhshme”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se rritja e numrit të planeteve të zbuluara nuk do të thotë se janë shtuar gjasat për të gjetur planetin ku ka jetë, por vlerësoi se numri i planeteve ku mund të ketë jetë është shumë më i madh sesa që është menduar ndonjëherë.

(Kosova Sot)