A është ky ylli më i vjetër në Gjithësi?

  • 17 December 2017 - 16:01
A është ky ylli më i vjetër në Gjithësi?

Astronomët australianë kanë zbuluar një yll 13.7 miliardë vjet të vjetër - që është ylli më i vjetër i zbuluar ndonjëherë. Mendohet se ky yll është formuar nga materialet që kanë mbetur kur filluan të eksplodonin yjet e para të gjithësisë. Ky zbulim mund të ndihmojë në zgjidhjen e dallimeve të mëdha midis vëzhgimeve dhe teorive rreth Shpërthimit të madh (Big Bang) me miliarda vjet më parë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas kërkuesve shkencorë, ylli antik gjendet rreth 6 000 vjet të dritës larg Tokës, gjë që në gjuhën astronomike, d.m.th. goxha afër. Pas kërkimeve që kanë zgjatur 11 vjet, ylli është gjetur duke përdorë teleskopin “SkyMapper” në observatorin “Siding Spring” në Nju Sauth Uells.

‘Ky yll është formuar pak kohë pas Shpërthimit të madh, 13.7 miliardë vjet më parë’, thotë Stefan Keller, kërkuesi kryesor shkencor në Shkollën e kërkimeve të Universitetit kombëtar të Australisë. Shpërthimi i madh shënon krijimin e Gjithësisë të mbushur me hidrogjen, helium dhe me gjurmë të elementeve të tjera. 

(Kosova Sot)