Pentagoni zbulon vetë planin sekret që kishte për UFO-t

  • 24 December 2017 - 15:14
Pentagoni zbulon vetë planin sekret që kishte për UFO-t

Pentagoni pranoi për herë të parë ekzistencën e një programi të paklasifikuar për hetimin e UFO-ve.

Programi i nisur në vitin 2007 ishte ndërprerë pesë vite më vonë, sipas zyrtarëve të Departamentit të mbrojtjes, por mbështetësit e tij këmbëngulin se pavarësisht prerjes së fondeve nga Pentagoni, ai vazhdon të ekzistojë.

Gazeta “New York Times” pretendon se programi kishte hetuar raportimet për objekte të paidentifikuara fluturuese. Media citon zyrtar të mbrojtjes e pjesëmarrës të programit. Siç mësohet, “programi hije” drejtohej nga një zyrtar i inteligjencës ushtarake, Luis Elizondo.

Fillimisht financohej me kërkesë të Harry Reid, demokrati i Nevadas që në atë kohë kryesonte shumicën në Senat e që njihej për interesin e tij ndaj fenomeneve hapësinore.

Shumica e parave shkuan për një kompani aerohapësinore e drejtuar nga sipërmarrësi miliarder dhe miku i Reid, Robert Bigelow, i cili aktualisht po bashkëpunon me NASA-n.

Gjatë pjesëmarrjes në një program të CB në muajin maj, Bigeloë tha se ishte absolutisht i bindur se alienët ekzistonin dhe se e kishin vizituar tokën.

(Kosova Sot)