Me Vitin e Ri vjen edhe parashikimi i ri, teoria konspiracioniste: Ja kur përmbyset bota
Gjatë 2017-ës ishin të shumta teoritë për fundin e botës.
2012-ta ishte një nga momentet më kulminante ku u ngatërruan së bashku disa teori nga ato të fiseve Maya, te planeti X dhe egjiptianët e lashtë.
Por asgjë s’ndodhi.
E tani vetëm dy ditë pas hyrjes së 2018-ës dhe tani e kemi një datë të re se kur do t’i vijë fundi botës.
Kjo sipas konspiracionistit Mathieu Jean-Marc Joseph Rodrigue, i cili thotë se data është shënuar në Bibël. Më saktë, te Libri i Zbulesës. Ky libër është një pjesë e Biblës që flet për Ditën e Gjykimit dhe kur në Tokë do të ndodhë një betejë e madhe midis Ferrit dhe Parajsës.
Siapas Rodrigo janë dy pasazhet që lënë të kuptohen se fundi i botës do të ndodhë në 2018-ën.
“Atij iu dha autoritetin të veprojë edhe për 42 muaj”. “Ai” është Bisha, antikrishti apo profeti fals.
Ky është pasazhi i parë ndërsa i dyti thotë:
“Kam dëgjuar një zë në mes të katër qenieve të gjalla. Kjo është mençuria. Ai që ka inteligjencë mund të interpretojë figurën e bishës. Ai përfaqëson emrin e një njeriu. Shifra e tij është 666”.
Rodrigo ka marrë pikërisht këto dy shifra, “42” dhe “666”, dhe me llogaritë e tij i ka dalë data e supozuar e fundit të botës; 24 Qershor 2018.
(Kosova Sot)