Ne kemi ADN jashtëtokësor?!

  • 22 January 2018 - 10:09
Ne kemi ADN jashtëtokësor?!

Mos u alarmoni, por ju keni ADN të jashtëtokësorëve në kodin tuaj gjenetik. Shkenca e thotë këtë. Në fakt, shkencëtarët nga Kazakistani besojnë se ADN-ja njerëzore është koduar nga një sinjal jashtëtokësor, nga një civilizim antik alien. Ata e quajnë këtë “SETI biologjik” dhe kërkuesit shkencorë thonë se kodi matematik në ADN-në njerëzore nuk mund të shpjegohet me anë të evolucionit. Pasi që të caktohet, kodi në fjalë mund të qëndrojë i pandryshueshëm për afate tepër të gjata kohore. Në fakt, ky është “ndërtimi” më i qëndrueshëm që njihet, thonë shkencëtarët. Ky studim është botuar në revistën shkencore “Icarus”.

Shkencëtarët po ashtu thonë se ADN-ja njerëzore është renditur në mënyrë aq precize, saqë vë në pah një komplet të tipareve aritmetike dhe ideografike të një gjuhe simbolike.

(Kosova Sot)