UFO-t na vizitojnë kur jemi në gjumë - Planeti X - Kosova Sot
UFO-t na vizitojnë kur jemi në gjumë

UFO-t na vizitojnë kur jemi në gjumë

Ndjesia e paralizës në gjumë është e frikshme, mirëpo kur ta kuptoni lidhjen që ka me vizitat nga jashtëtokësorët.

Nëse ju ka ndodhur të zgjoheni ndonjëherë në pikë të natës dhe nuk keni mundur të lëvizni, atëherë me shumë gjasë jeni vizituar. Nëse jeni zgjuar i/e lodhur, edhe pas një gjumi të gjatë, atëherë mund të jeni rrëmbyer nga jashtëtokësorët. Nëse jeni ndjerë sikur në dhomën tuaj është edhe dikush tjetër, ndonëse jeni të vetmuar, atëherë, në fakt, nuk jeni të vetmuar, dikush ju ka vizituar. Sipas Qendrës së të Dhënave, “afro katër milionë amerikanë janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët”. Shumica e njerëzve shohin jashtë- tokësorë, hije të zeza, një njeri të gjatë me kapelë dhe hije të fëmijëve, të shoqëruar nga dikush. Në rastet e tilla, ata zakonisht e kanë të pamundur lëvizjen.

Eksperiencat me djaj

Ngjarjet e tilla mund të shkaktohen nga Inkubi dhe Sukubi. Inkubi është një djall i gjinisë mashkullore që, sipas mitologjisë dhe legjendave, shtrihet mbi trupin e femrave për të kryer aktivitete seksuale me to. Djalli i gjinisë femërore, në anën tjetër, quhet sukub. Për shekuj të tjerë janë rrëfyer tregime të ndryshme me këta dy protagonistë, e, ndonëse në forma të ndryshme, ata janë përmendur edhe nga fetë e ndryshme. Thuhet që “aktiviteti i vazhdueshëm seksual me ndonjërin prej këtyre djajve mund të çoj në përkeqësim të madh të shëndetit, apo edhe në vdekje”. Një tjetër shkaktar i përjetimeve të tilla mund të jenë njerëzit hije. Njerëzit hije besohet të jenë shpirtra ose fantazma që nuk e kanë pasur fuqinë apo energjinë për t’u futur në njerëz ose për ta zënë një trup të kompletuar. Andaj ata shfaqen në masë të errët, në formë humanoide. Shumica e njerëzve i përshkruajnë këto krijesa si njerëz hije dashakëqij, të ligë dhe kërcënues. Megjithatë ka edhe të atillë që besojnë që këto krijesa janë nga një tjetër univers.

Paraliza në gjumë

Në një episod të paralizës në gjumë një person zgjohet i paralizuar, ndien prezencën e diçkaje në dhomë, ndien frikë dhe mund të dëgjojë zëra të çuditshëm e të sheh drita që të tjerët nuk i shohin. Për më tepër, mbi gjoksin e tyre mund të jetë e vendosur ndonjë krijesë, qoftë e dukshme qoftë e padukshme, që i bën presion dhe e mundon. Përpjekjet për ta luftuar paralizën shpeshherë janë të pasuksesshme. Rekomandohet që personi i cili bie pre e paralizave të tilla të mos mundohet të lëvizë, vetëm të shikoj rrotull dhe të pres deri sa gjërat t’i kthehen normalitetit. Paraliza në gjumë, sipas ekspertëve, është e ndërlidhur me vizitat nga speciet jashtëtokësore si dhe krijesat të cilat jo gjithherë janë të dukshme. Këto konkluzione janë nxjerrë pasi që janë hulumtuar disa qindra raste të njerëzve të cilët pretendojnë të kenë përjetuar takim me jashtë- tokësorët. Megjithatë, shumica e këtyre përvojave janë të paqarta, me të vizituarit që nuk kanë qenë në gjendje të tregojnë detaje për mënyrën se si dukeshin jashtë- tokësorët.

(Kosova Sot)

17 orë e 54 minuta më parë
12/12/18