Vajza fantazmë frikëson stafin - Planeti X - Kosova Sot
Vajza fantazmë frikëson stafin

Vajza fantazmë frikëson stafin

Kati i 13-të i një shtëpie të pushtuar nga djajtë në San Antonio është bërë vend me të vërtetë i frikshëm. Përpos aktorëve, të cilët luajnë role të fantazmave, për t’i kënaqur mysafirët, duket se aty ekziston edhe një fantazmë e vërtetë. Misteri i frikshëm ka të bëjë me një vajzë-fantazmë të çuditshme, të panjohur, e cila tani është duke u paraqitur aq shpesh, saqë shumë vizitorë të rregullt kanë filluar të mendojnë se ajo është pjesë e shout. Ka të tillë që deklarojnë se “aktorja më e mirë është ajo vajza e vogël, e cila e luan rolin e fantazmës tepër mirë”. A thua, çka do të thoshin mysafirët sikur ta dinin se ajo vajzë është një fantazmë e vërtetë? Në një incident, aktori Joden Lumbreras rikujton ta kishte dëgjuar qeshjen e një fëmije, që qëndronte afër tij. Edhe ai kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë aktore tjetër, por kur kishte parë zhdukjen e saj të papritur, ai kishte kuptuar se për çka bëhej fjalë.

(Kosova Sot)

29 minuta më parë
12/12/18