Një ufo gjigante shihet në malajzi

  • 08 March 2018 - 09:28
Një ufo gjigante shihet në malajzi

Një video e publikuar së fundmi ka shkaktuar rrëmujë në internet, për faktin që shumë njerëz pretendojnë që në të shihet një provë e qartë e ekzistencës së jashtëtokësorëve. Në video mund të shihet një dritë e bardhë verbuese, që del nga qendra e një disku, e që duket tejet e ngjashme me fluturaket e jashtëtokësorëve që mund të shihen në filmat e zhanrit fantashkencë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjatë incizimit të videos në vendin e ngjarjes ka pasur shumë të pranishëm, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga ajo që po shihnin. Madje janë kapur edhe zërat e njerëzve, të cilët dëgjohen duke thënë që kjo duhet të jetë diçka jashtëtokësore, meqë deri më atëherë nuk kishin parë as dëgjuar për një fluturake të ngjashme. Edhe entuziastët e UFO-ve kanë dhënë komentin e tyre në lidhje me këtë objekt të shfaqur në Malajzi, duke thënë që është njëra nga dëshmitë më të fuqishme të ekzistencës së UFO-ve.

(Kosova Sot)