A është fundi i botës më 23 prill?

  • 12 April 2018 - 15:01
A është fundi i botës më 23 prill?

Fundi i botës mund të jetë shumë më afër seç ne mendojmë, nëse teoritë e konspiracionit amerikan David Meade janë të besueshme.

Sipas këtij të fundit, më 23 prill një seri vullkanesh do të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të planetit tonë dhe kjo do të jetë shenja e parë e rikthimit të Jezusit në Tokë.

“The Sun” shkruan se David Meade është një emër i njohur në forumet konspiracioniste, i cili aq herë sa ka parashikuar fundin e botës, po aq herë ka dështuar në parashikimin e tij.

Por pavarësisht dështimeve, ai vazhdon të  këmbëngulë në teoritë e tij. Përgjatë vitit 2017, Meade dështoi në tri parashikime që bëri. E ai rikthehet sërish këtë vit me një tjetër parashikim, akoma më të zymtë, ku ndërthur konspiracionin shkencor me atë fetar.

 

Ai shton se sinjalet për këtë janë dhënë që në 2017-n, duke përmendur këtu rreshtimin e planetëve të sistemit tonë në një vijë të drejtë dhe të tjera fenomene kozmike në yjësitë fqinje.

“Faktin” tjetër, Meade e gjen mes vargjeve të Biblës, konkretisht në 12:1–2 që thotë: “Një shenjë e madhe do të shfaqet në Parajsë: një grua e veshur me Diellin, me Hënën nën këmbët e saj dhe si kurorë 12 yje”.

Në interpretimin e Meade kjo do të thotë që Dielli dhe Hëna do të rreshtohen në yjësinë e virgjëreshës, ndërsa para kësaj, në Tokë do të ndodhin fazat e fundit; “të gjitha kishat do të zhduken, antikrishti do të ngrihet, do të shfaqet Planeti X dhe do të fillojë edhe Lufta e Tretë Botërore”