Jashtëtokësorët ekzistojnë!

  • 11 September 2018 - 15:10
Jashtëtokësorët ekzistojnë!

Ja dëshmitë rreth ekzistimit të jashtëtokësorëve, të cilat deri tani i kanë mbajtur të fshehura nga ne,raporton Gazeta Kosova Sot

"Po, ka pasur fluturake të rrëzuara dhe trupa që janë marrë. Ne nuk jemi të vetmit në univers. Ata janë duke na vizituar tash e një kohë të gjatë" - tha një astronaut i "Apollo 14". "Ka dëshmi të shumta se jemi kontaktuar nga alienët, se civilizime të ndryshme janë duke na vizituar tash e një kohë të gjatë. Se paraqitja e tyre është bizare nga pikëpamja jonë. Se këta vizitorë përdorin teknologji të vetëdijes, fluturake "toroide" dhe disqet rrotulluese magnetike për sistemet e tyre të propulsionit, gjë që duket të jetë emërues i përbashkët i fenomeneve UFO" - Dr Brian O'Leary, ish-astronaut i NASA-s dhe profesor i fizikës në "Princeton" "Dekada më parë, vizitorët nga planetët e tjerë na e tërhoqën vërejtjen rreth drejtimit në të cilin ishim duke shkuar dhe na ofruan ndihmë. Por, disa e vlerësuan këtë si kërcënim dhe vendosën që, së pari të përdornin armët, e më pas të bënin pyetje. Është ironik fakti që SHBA-ja bën luftëra gjoja për t'i bërë vendet e tjera demokratike, kur as vet nuk mund të quhet e tillë, meqë me miliarda dollarë shpenzohen në projekte 'të zeza', për të cilat nuk di asgjë as Kongresi, e as presidenti" - Paul Hellyer, ish-ministër kanadez i Mbrojtjes. 

Astronauti i "Apollo"-s, Dr. Brian O'Leary dhe Paul Hellyer, nuk janë njerëz të panjohur, por zyrtarë të rangut të lartë, të cilët kanë qasje në shumë informata sekrete. Por, ata nuk janë të vetmit që konfirmojnë ekzistimin e alienëve, apo "nefilimëve", sikur që quhen në disa tekste fetare. Për këtë shkak, më nuk shtrohet pyetja se a ekzistojnë UFO-t, por pse janë ata këtu dhe çka duan të bëjnë. Në Bibël thuhet se "nefilimët" ishin në Tokë në kohën e profetit Noa, dhe se ata do të vijnë edhe më pas. Sipas burimeve biblike, "nefilimët" ishin pasardhësit e engjëjve "të rënë" dhe grave njerë- zore. "Nefilimët" ishin gjigantë. Por, ata kanë modifikuar ADN-në e tyre dhe alienët në fakt janë "nefilimët" e të tashmes. Ka disa që besojnë se ata kanë jetuar dhe jetojnë edhe nën tokë dhe se janë të lidhur me shejtanin. Më tej, gjithmonë sipas burimeve biblike, thuhet se "nefilimët" do të paraqiten në ditët e fundit të botës, duke insistuar se ata janë krijuesit tanë dhe se tani do të evoluojmë edhe ne, njerëzit, gjë që do të mashtrojë shumë njerëz. 

Astronauti i "Apollo"-s, Dr. Brian O'Leary dhe Paul Hellyer nuk janë njerëz të panjohur, por zyrtarë të rangut të lartë, të cilët kanë qasje në shumë informata sekrete. Por, ata nuk janë të vetmit që konfirmojnë ekzistimin e alienëve.

(Kosova Sot)