Alienët janë përreth nesh, ja pse nuk i shohim!

  • 06 December 2018 - 15:13
Alienët janë përreth nesh, ja pse nuk i shohim!

Astronomi Dimitar Saselov thotë se kulturat aliene që ekzistojnë në galaktikën tonë, me gjasë janë mikrobe “në një fazë të hershme të zhvillimit”, e edhe NASA këtë e mbështet.

Ky shkencëtar nga Harvardi e shpjegon këtë me anë të teorisë së “Paradoksit të Fermit”, i cili bazohet në faktin që Toka është e rrethuar me galaktika të shumta, me miliarda yje dhe, me gjasë, me një numër enorm të planetëve, me ndonjë formë të jetës. Në pyetjen pse atëherë nuk ka arritur që ta dëshmojë me fakte ekzistimin e alienëve, Saselov thotë se kjo shpjegohet me faktin se alienët ende nuk kanë evoluuar. Meqë planetët në gjithësi janë relativisht të rinj, atëherë del se ne, si njerëz, mund të jetë të jemi ndër civilizimet e para, më të hershme, në gjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

NASA pajtohet me të dhe thotë se alienët do t’i gjejmë pas 10 deri 20 vjetësh, edhe atë në formë të mikrobeve të vogla.

(Kosova Sot)