Rastet më të dhunshme "poltergeist", të të gjitha kohëve

  • 14 December 2018 - 09:06
Rastet më të dhunshme

Fantazmat thuajse gjithnjë janë tepër të frikshme, por rastet e poltergeistit janë storje në vete,raporton Gazeta Kosova Sot

Poltergeisti Mackenzie Varreza "Greyfriars" në Edinburg të Skocisë është e njohur për shumë arsye. Njëra arsye është e këndshme, e tjetra tepër e tmerrshme. Tregimi i parë flet rreth Bobby-t, një qeni nga shekulli XIX, i cili për 14 vjet me radhë kishte ruajtur varrin e të zot të tij. Tregimi i dytë flet rreth një shpirti të lig, i cili kishte sulmuar shumë turistë dhe banorë lokalë. Në vitin 1998, një njeri i pastrehë kishte hyrë në varrin e George Mackenzie-t për t'u mbrojtur nga të ftohtit. Ai kishte aq ftohtë, sa që vendosi të hynte në arkivol, kur edhe gjërat filluan të bëheshin të çuditshme. Papritmas arkivoli filloi të shkatërrohej dhe i pastrehu doli i tmerruar nga varri, i mbuluar me mbetjet e eshtrave të njeriut të vdekur. Nuk vonoi shumë e rreth varrit filluan që të ndodhnin gjëra të tmerrshme. 350 njerëz kishin supozuar se ishin sulmuar aty, ku disa prej tyre kanë raportuar edhe eshtra të thyer. Pas këtyre incidenteve, autoritetet e kishin rrethuar pjesën ku gjende j varri, duke mos lënë njerëzit të qarkullonin aty, derisa pas një kohe, ajo zonë u hap përsëri.  

Poltergeisti i Shildsit jugor Duket se edhe Anglia ka pasur fantazmat e saja keqbërëse. Njëra ndër më të njohurat është evidente se ka pushtuar një shtëpi në qytetin bregdetar Shildsi jugor. Ky poltergeist filloi disi në mënyrë klasike, e dini, me rrapëllimë të dyerve, me lëvizje të mobilieve, krijimin e një atmosfere të rëndë, por shumë shpejt ai u bë më serioz. Duket se aktiviteti i tij i preferuar ishte hedhja e lodrave të fëmijës trevjeçar të çiftit të paemërtuar, duke lënë porosi të tmerrshme, si p sh: "Jeni të vdekur", apo "Ikni, çka po prisni". Edhe fëmija i çiftit zhdukej kohë pas kohe, duke u gjetur më pas në dollapët e rrobave, apo nën tavolinë. Thuhet se fantazma në një rast sulmoi edhe çiftin, duke i gërvishtur në shpinë. Për fat të mirë, lëndimet kishin kaluar shpejt.

Poltergeisti Jabotikabal Në vitin 1965, një vajzë 11-vjeçare, e quajtur Maria Jose Ferreira, ishte duke u torturuar tepër nga një poltergeist zemërkeq. Në fillim duket se poltergeisti mjaftohej me shkaktimin e kaosit në shtëpinë e kësaj vajze në Jabotikabal, Brazil, por më pas ai filloi të hakmerrej personalisht kundër vetë Maria-s, duke e rrahur shpulla dhe grushte. Në një rast, fantazma ia kishte ngulur kësaj vajze 55 gjilpëra në shputë të këmbës, si dhe kishte tentuar ta vriste në gjumë. Në një rast tjetër, derisa ishte në shkollë, rrobat e Maria-s kishin marrë flakën spontanisht. Një "medium" i cili u ftua për ta zgjidhur këtë problem, tha se Maria në jetën paraprake kishte qenë shtrigë dhe se e kishte mbytur një njeri. Shpirti i këtij njeriu tani ishte kthyer për t'iu hakmarrë asaj. Maria nuk mund të duronte më, kështu që e helmoi veten derisa ishte ende e re.

(Kosova Sot)