Më shumë e njohim sipërfaqen e Hënës, sesa fundin e deteve

  • 19 December 2018 - 15:24
Më shumë e njohim sipërfaqen e Hënës, sesa fundin e deteve

Reliefi i fundit të detit është më pak i njohur sesa reliefi i sipërfaqes së Hënës, thanë ekspertët ndërkombëtarë me rastin e 8 qershorit, Ditës botërore të oqeaneve. Aktualisht, njihet më pak se 10% e reliefit të fundit të detit, nën thellësinë prej 200 metrash, derisa gati dy të tretat e sipërfaqes së Tokës janë të mbuluara me ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Nuk është e logjikshme që ta njohim më mirë Hënën, sesa fundin e oqeaneve", thotë Françoise Gaill, shkencëtare franceze dhe anëtare e platformës “Oqeani dhe klima”, shoqatës së OJQ-ve dhe të shkencëtarëve. Sipas një studimi amerikan të vitit 2001, me vetëm një anije, për 200 vjet do të ishte e mundur që të bëhej “mapingu” i tërë fundit të detit, nën thellësinë prej 500 metrash.

“Me 40 anije do të duheshin vetëm 5 vjet", thotë Walter Smith, gjeo-fizikani amerikan. 

(Kosova Sot)