Fantazma e banjës së kolegjit “Carroll” të Montanas

  • 10 January 2019 - 09:22
Fantazma e banjës së kolegjit “Carroll” të Montanas

Sikur edhe shumica e kolegjeve dhe universiteteve, kolegji “Carroll” në Helena, Montana, e ka tregimin e vet të fantazmave – duke përfshirë edhe paraqitjen e një murgu. Por, fantazma më e famshme e këtij kolegji është ajo e Sallës “St. Charles”, e cila ishte ndërtuar në vitin 1909, si ndërtesa e parë e konviktit “Carroll”, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në fillim aty nuk gjendeshin vetëm dhomat e gjumit, por edhe klasat e studentëve, një librari, një sallë ushqimore dhe zyrat e kolegjit. Sot, e tërë ndërtesa është konvikt dhe njëra nga banjat e tij është banja më e pushtuar nga shpirtrat në Montana.

Në shkurt të vitit 1962, një student ishte kthyer në konvikt vonë. Derisa qëndronte para lavamanit, duke larë dhëmbët, ai u alivanos dhe lëndoi kokën. Ai u dërgua në spital, iu qepën lëndimet, por megjithatë vdiq disa javë më pas, nga pneumonia. Thuajse menjëherë pas vdekjes së tij, filloi të shihej fantazma në banjë. 

 

(Kosova Sot)