A mund të shndërrohen asteroidet në anije kozmike?

  • 10 janar 2019 - 10:28
A mund të shndërrohen asteroidet në anije kozmike?

NASA është duke krijuar një koncept të ri që mund t’i pajisë asteroidet e vogla me sisteme shtytëse tredimensionale. Asteroidet që kalojnë pranë planetit tonë vazhdimisht përmbajnë sasi të mëdha të arit, platinit dhe mineraleve të tjera, gjë që mund t’i bëjë gërmimet në minierat hapësinore shumë të leverdishme,transmeton gazeta Kosova Sot.

Për momentin, afrimi me asteroidet sa për të qenë në gjendje që të gërmohen mineralet është një sfidë shumë e madhe, mirëpo ‘Made In Space’, një kompani e printimit tredimensional me bazë në Kaliforni, është duke punuar me NASA-n për zhvillimin e një zgjidhjeje unike, që pritet t’u ndihmojë në afrimin e këtyre objekteve.

Ideja është që në asteroide të dërgohen anije kozmike robotike, që do të nxirrnin një sasi të vogël të resurseve, të cilat më pas do të përdoreshin për printim tredimensional të sistemeve të shtytjes dhe navigacionit. Si rrjedhojë asteroidet do të dërgoheshin në hapësira më të përshtatshme.

(Kosova Sot)