Ja arsyeja e vërtetë pse NASA kurrë më nuk shkoi në hënë

  • 11 January 2019 - 14:59
Ja arsyeja e vërtetë pse NASA kurrë më nuk shkoi në hënë

Dr. Edgar Mitchell, njëri nga astronautët më të famshëm në historinë e NASA-s, njeriu i cili mori pjesë në misionin "Apollo 14", si dhe njeriu i gjashtë që shkeli në Hënë, thotë: Pas udhëtimit në hapësirë, jam tërësisht i bindur që alienët janë duke na vështruar. Nuk e di sa, ku dhe si e bëjnë ata një gjë të tillë, por ata na vështrojnë,transmeton gazeta Kosova Sot. Ne i shohim anijet e tyre gjatë tërë kohës. Nëse e kishim teknologjinë e nevojshme për ta dërguar njeriun në Hënë në vitin 1969, atëherë shtrohet pyetja, pse më kurrë nuk shkuam në satelitin e vetëm natyror të Tokës? NASA dhe disa kompani private tanimë planifikojnë shkuarjen e njeriut në Mars, por shumë njerëz thonë se, në vend që të shkojmë në Mars, ne duhet të shkojmë në Hënë, të themelojmë koloni aty dhe laboratorë.

Pse nuk shkojmë më në Hënë?

Prandaj, shtrohet pyetja, çka na pengon që të shkojmë sërish në Hënë? A kemi të bëjmë vetëm me mungesë të interesit, sikur që mendojnë disa? Apo, ndoshta ekziston edhe ndonjë arsye "e fshehtë" për këtë? Ka shumë njerëz nga e mbarë bota, të cilët fuqishëm besojnë se NASA është duke fshehur shumëçka nga opinioni publik. Me miliona njerëz janë të bindur se ekzistojnë baza sekrete të alienëve në sipërfaqe të Hënës dhe, gjykuar sipas deklaratave të zyrtarëve të lartë, bile edhe të astronautëve, kjo storie mund të jetë e vërtetë. Çka nëse në Hënë ekzistojnë baza të alienëve dhe NASA, si dhe qeveritë botërore, janë duke e fshehur këtë nga ne? A nuk mendoni edhe ju se astronautët janë njerëzit më kompetentë dhe të kualifikuar që të flasin rreth alienëve, bazave të alienëve, UFO-ve?

Çka thotë astronauti tjetër i famshëm?

Mitchell nuk është astronauti i parë që flet haptazi rreth alienëve. Edwin Eugene Aldrin, Jr., alias 'Buzz' Aldrin, ish astronaut dhe inxhinier amerikan, po ashtu ka bërë komente në këtë temë. Edhe Buzz Aldrin ishte njëri ndër njerëzit e parë që shkeli në sipërfaqe të Hënës, respektivisht ishte i dyti. Ja çka thotë ai: Gjatë rrugëtimit të "Apollo 11" për në Hënë, vërejta një dritë që na përcillte gjatë udhëtimit. Drita, të cilën e pash nga dritarja, dukej se vazhdimisht lëvizte. Ka pasur shumë shpjegime rreth asaj se çka mund të ketë qenë kjo, ndoshta edhe një anije tjetër kozmike nga ndonjë vend tjetër, apo botë tjetër? Pra, objekti në fakt ishte i paidentifikuar. Kur u kthyem në Tokë, treguam krejt çka kishim parë. Unë kisha menduar se kjo ishte transmetuar edhe gjerësisht në botë, por më pas kuptova se ajo ishte mbajtur sekret. Carl Sagan thotë se, në Kashtën e kumtrit mund të ekzistojnë alienë. Nëse jo në galaktikën tonë, atëherë diku në univers, gati me siguri të plotë, mund të thuhet se ka jashtëtokësorë, se ka jetë. E keqja është se ato planetë me jetë mund të jenë tepër larg nesh. 

(Kosova Sot)