Jeta pas njeriut

  • 17 January 2019 - 15:06
Jeta pas njeriut

Nga goditjet e asteroidëve, tek ndryshimi i klimës dhe lufta bërthamore, njerëzimi përballet me gjithfarësoj rreziqesh ekzistenciale. Por nëse specia jonë do të zhdukej nesër, çfarë do të ndodhte realisht – dhe çfarë lloj planeti do të linim pas?Ne jemi duke jetuar agimin e një epoke të re në historinë e planetit tonë – Antropocenin. Njerëzit kanë formësuar gjithmonë aspekte të mjedisit të tyre, që nga zjarri deri tek bujqësia. Por ndikimi i Homo sapiensit në Tokë ka arritur një nivel të tillë, saqë tani ai përcakton kohën e tashme gjeologjike.

Që nga ndotja e ajrit në atmosferën e sipërme, deri tek copërat e plastikës në fund të oqeaneve, është pothuajse e pamundur që të gjesh një vend në planetin tonë, të cilin njerëzimi nuk e ka prekur në një farë mënyre. Por ka një re të zezë në horizont. Mbi 99 për qind e specieve që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë janë zhdukur, shumica gjatë kataklizmës që shfarosi dinosaurët. Njerëzimi nuk është përballur më kurrë, me një ngjarje të kësaj shkalle, por herët a vonë do të ndodhë.

Fundi është pranë!

Shumë ekspertë besojnë se zhdukja e njeriut, nuk është një çështje “nëse” do të ndodhë, por “kur” do të ndodhë. Dhe disa mendojnë se do të vijë më shpejt se sa mendohet. Në vitin 2010, virologu i shquar australian, Frank Fenner, pohoi se njerëzit ndoshta do të jenë zhdukur …

(Kosova Sot)