A u vra max spiers nga entitetet e përparuara aliene?

  • 22 January 2019 - 09:07
A u vra max spiers nga entitetet e përparuara aliene?

"Alienët na kanë nën kontroll, pa marrë parasysh a jemi ne të gjallë, apo të vdekur",raporton Gazeta Kosova Sot

Me gjasë vdekja e Max Spiersit, mbështetësit dhe studiuesit të teorive të konspiracionit, do të mbetet njëri ndër rastet më të mëdha, të pazgjidhura të vdekjes të kësaj dekade, bashkë me rastin e Michael Hastingsit dhe atë të Seth Richit. Përndryshe, Max Spiers vdiq në Poloni pak kohë më parë, në rrethana tërësisht misterioze. Max, i cili ishte një studiues sypatrembur i UFO-ve, kishte shkuar në Varshavë për ta mbajtur një ligjëratë rreth konspiracionit të alienëve. Me gjasë ai kishte ndier se ishte duke ndodhur diçka e madhe dhe se forcat e errësirës i ishin afruar. Pak ditë para se të vdiste, ai i shkroi nënës së vet, duke i thënë: "Nëse më ndodhë ndonjë gjë, bëni hetime".

Max nuk kishte vdekur nga "egjeli" Një mik i Max-it thotë se hetuesi Max ishte infiltruar në shtresat e larta të një konspiracioni serioz në lidhje me alienët. Ky mik thotë se Max nuk vdiq nga "egjeli" në Poloni. Ai ishte "shfarosur" nga "elementet e sofistikuara", të cilat më pas e rikthyen, pasi që e kishin programuar që të "demonstrohej si sistem armatimi". Nuk është bërë kurrfarë autopsie pas vdekjes edhe pse miku i Spiersit nga Kanterbëri, Kent, kishte deklaruar se Max kishte vjellë një lëng të zi para se të vdiste. Një hetues tjetër i UFOve, Miles Johnson, thotë se Max e dinte se do të vdiste, meqë ai i kishte ekspozuar armiqtë brenda realiteteve të tjera". Ja çka thotë ai: "Tani e kemi një situatë të paimagjinueshme. Max vdiq për vendin e vet dhe për njerëzit në këtë planet. Ne kemi të bëjmë me alienët. Kemi të bëjmë me grabitqarët brenda njerëzimit, me kolonën e pestë, e cila deri më tani ka pasur sukses që të na shkaktojë një dëm dhe lëndim të shkallës së lartë. Njerëzit si Max ishin të përfshirë në ekspozimin e kësaj kolone të pestë. Ai e dinte se do të vdiste. E dinte se ishte në kurth. Ai këtë ia tha nënës së vet".  

Edhe Johnson është cak Johnson thotë se edhe vetë është cak, por nuk mund të tregojë se kush është duke e ndjekur. "Max vdiq, por ata nuk e zunë atë", shtoi Johnson gjatë radio intervistës së tij me Eddie Mairin, i cili pranoi se ishte i hutuar: "Jemi duke folur për alienët. Jemi duke folur për konceptet të cilat janë përtej të të kuptuarit normal". "[Ai ishte] riprogramuar dhe kjo ishte pjesë e trofeut. Meqë ai ishte në shitje për armiqtë e të gjithë neve, por përkundër kësaj, ata nuk e zunë atë", thotë Johnson. Pjesa më e frikshme e intervistës ishte kur Mair pyeti a ishte Spiers i gjallë, apo i vdekur. Johnson u përgjigj: "As njërën, as tjetrën". Mair nuk u durua pa pyetur: "Çka do të thotë kjo?" "Ata na kontrollojnë, qofshim ne të gjallë, apo të vdekur".

(Kosova Sot)