Çfarë në të vërtetë ka ndodhur në 'ditën më të tmerrshme të historisë së Tokës'?

  • 22 January 2019 - 15:05
Çfarë në të vërtetë ka ndodhur në 'ditën më të tmerrshme të historisë së Tokës'?

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar tërmete, rrëshqitje të tokës dhe cunami që eventualisht kanë fshirë rreth 75 për qind të krijesave nga bota, transmeton gazeta Kosova Sot.

Rreth 65 milionë vjet më parë, një gur masiv nga gjithësia ka përplasur tokën, duke e ndryshuar përgjithmonë. Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar tërmete, rrëshqitje të tokës dhe cunami që eventualisht kanë fshirë rreth 75 për qind të krijesave nga bota. Tani, hulumtuesit janë duke analizuar zonën, e cila njihet si Gadishulli Jukatan i Meksikos, për t'i bashkuar pjesët e një nga ditët më të tmerrshme të Tokës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Efektet nga rënia e asteroidit

Derisa është studiuar kjo hapësirë, ekspertët kanë mësuar se atje kishte cunami të fortë , duke shkaktuar valë të mëdha, të cilat më pas kanë fshirë nga toka shumëçka, vetëm dhjetë orë pasi goditja kishte prekur tokën. Ajo që kishte mbetur ishte rëra e oqeanit, ku do të duhet të kishte tokë të thatë, dhe fosile të bimëve që ishin në oqean - dhe të gjitha këto kishin qenë të përziera në një sediment antik. Sido që të jetë, efektet nga rënia e asteroidit ishin mjaftueshëm të forta dhe e fuqishme që të shkaktojnë edhe katastrofa të tjera natyrale, si tërmete dhe rrëshqitje të tokës në Argjentinë - që po ashtu ka krijuar cunami. Dhe, krijesat gjatë asaj periudhe kohore kanë përjetuar valët e mëdha të ujit, nxehtësia po ashtu ishte e madhe. Përderisa kishin hulumtuar "ditët e kiametit", hulumtuesit kanë gjetur grimca të vogla të gurëve dhe copëra të tjera që ishin hedhur në ajër, kur asteroidi ishte përplasur. Të quajtura sferula, këto grimca të vogla kishin grumbulluar sipërfaqen e tokës me një të dhjetën e trashësisë. E gjithë kjo energji e madhe ishte shndërruar në temperatura të larta, përderisa këto grimca të vogla gjatë rënies së asteroidit kishin një shpejtësi të madhe. Secila krijesë, që ishte në të hapur, kishte vdekur brenda disa orëve si pasojë e të nxehtit të madh. 'Ndryshimet klimatike ishin enorme', thotë Robertson. Dhe të gjithë ata që mrekullisht kishin shpëtuar, tashmë ballafaqoheshin me sfida të reja. 

Bota në pikën e shkatërrimit 

Robertson shpjegon se humbja e dritës së diellit ka shkaktuar kolaps total në sistemin ujor. Po ashtu, besohet se më shumë se 180 milionë vjet të evoluimit që sollën botën në pikën e shkatërrimit, ishte më pak se jetëgjatësia e "Tyrannosaurus rex", i cili jeton rreth 20 deri 30 vjet. Robertson po ashtu shpjegon se është shumë e vështirë që të llogaritet apo ta pasqyrojmë regjistrimin komplet të dëmit të bërë gjatë kësaj periudhe kohore, 'sepse dinozaurët kishin marrë një sasi disproporcionale të vëmendjes'. Ai beson se poleni dhe planktoni kanë më shumë fakte rreth asaj se çfarë kishte ndodhur në atë ditë, në ditën e cila komplet ka ndryshuar Tokën. Por fosilet të cilat janë gjetur me këtë rast tregojnë se rreth 75 për qind e specieve të njohura në mënyrë komplete ishin zhdukur nga faqja e dheut, e në bazë të disa ekspertëve të tjerët, fshirja e tyre nga faqja e dheut ka kontribuar në mënyrë pozitive, kjo për faktin se do të ishte shumë më e vështirë për të mbijetuar. 

(Kosova Sot)