Rreziku që u kanoset astronautëve

  • 08 shkurt 2019 - 16:06
Rreziku që u kanoset astronautëve

Astronautët që do të përfshihen në misionet në thellësi të hapësirës, do të jenë më të rrezikuar nga paraqitja e demencës. Rrezatimi i dëmshëm, burimet e kufizuara ushqyese dhe periudhat e gjata të izolimit, nuk paraqitnin probleme të mëdha për astronautët e parë, që pritet t'ia mësyjnë Marsit.,raporton Gazeta Kosova Sot 

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Kalifornisë tani kanë identifikuar një efekt tjetër potencial anësor të udhë- timeve të gjata hapësinore - një gjendje të cilën ata e quajnë "truri hapësinor". sipas studimeve, ekspozimi ndaj rrezeve kozmike gjatë një misioni hapësinor mund ta çrregullojë kognicionin në baza të përhershme, duke çuar deri te humbja e memories, depresioni dhe demenca.

"Ky nuk është një lajm i mirë për astronautët që pritet t'ia mësyjnë Marsit", tha profesor Charles Limoli. "Ambienti në hapësirë paraqet rrezik të veçantë për astronautët", përfundoi ai. 

(Kosova Sot)