Paraqitja misterioze e fantazmës së bujkut

  • 10 February 2019 - 15:03
Paraqitja misterioze e fantazmës së bujkut

Një grua, e cila prezantohet vetëm me emrin Michelle, tregon se, kur një mëngjes ishte zgjuar në shtëpinë e saj në Putnam Vallej, në Nju -Jork, kishte parë fantazmën e atij që dukej si fermer, që qëndronte afër shtratit të saj. Michelle thotë se nuk e njihte njeriun në fjalë dhe ai nuk fliste. Ai ishte i veshur si fermer, me flokë të zezë, mjekër dhe sy të zi. Nuk dukej se kishte për qëllim t’i bënte keq ndokujt, por përkundër kësaj, e kishte frikësuar tej mase zonjën Michelle, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo thotë se “njeriu” ishte aq i tejdukshëm, saqë mund të shihte nëpër të. Pas pak, ai filloi që të zbehej, për t’u zhdukur më pas në tërësi. Michelle kishte menduar se ky ishte shpirti i ndonjë paraardhësi të saj, prandaj kishte shikuar albumet familjare, por nuk kishte gjetur asnjë njeri me pamje të tillë. Dy javë më vonë, Michelle u zgjua nga macja e saj dhe pa se kuzhina i kishte marrë flakë. Athua këto dy ngjarje kanë lidhje midis vete?


(Kosova Sot)