Flasin shkencëtarët: Truri punon për 10 minuta pasi zemra ndalon së rrahuri

  • 23 February 2019 - 08:38
Flasin shkencëtarët: Truri punon për 10 minuta pasi zemra ndalon së rrahuri

Jeta mund të vazhdojë edhe pas vdekjes dhe kjo mënyrë quhet ‘’gjumë i thellë’’.

Mjekët kanë gjetur prova shkencore që truri i njerëzve mund të vazhdojnë të punojnë, pasi ata kanë pësuar vdekje klinike.

Një pacient ka treguar aktivitetin e vazhdueshëm të trurit për dhjetë minuta pasi zemra ka ndaluar së punuari ndërsa truri hynë në  ‘’gjumë të thellë’’, transmeton gazeta Kosova Sot.

Mjekët e dhomës intensive kanë thënë se ky fenomen është i jashtëzakonshëm dhe i pashpjegueshëm.

Hulumtuesit nga Universiteti i Western Ontario nga Kanada, kanë vlerësuar impulset elektrike në tru të cilat janë të lidhura me rrahjet e zemrës pas heqjes së aparateve që e mbajnë në jetë pacientin.

Në tre nga katër rastet pasiviteti i trurit i parapriu zemrës. Megjithatë, në një nga rastet, truri i pacientit ka vazhduar të punojë pasi zemra ka ndaluar së punuari.

(Kosova Sot)