Sekreti i shtëpisë së gjyshes

  • 13 March 2019 - 14:52
Sekreti i shtëpisë së gjyshes

Kukulla rrinte në kauç, duke “shikuar” murin me sytë e saj të pajetë, derisa Shana e vogël luante në dysheme me lodrat e tjera. Gjyshja dhe gjyshi i saj gjendeshin në dhomën tjetër, duke shikuar TV-në. Shana në atë moment kishte parë kukullën duke lëvizur. Ajo kishte mbetur shumë e frikësuar dhe e shtanguar. Edhe sikur t’i tregonte gjyshes, askush nuk do të besonte. Edhe pse kurrë më nuk e kishte parë kukullën duke lëvizur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shana e dinte se kishte diçka të keqe në lidhje me shtëpinë e gjyshërve të saj në El Salvador. “Disa herë ndjeja sikur dikush ishte duke na shikuar, duke ndezur dritat e dhomave, apo edhe duke bërë zhurmë. Por, kjo ndodhë vetëm kur jam vetëm. Të tjerët nuk vërejnë gjë”, thotë ajo. derisa ishte e vogël, asaj i ishin zhdukur dy lodrat e preferuara. Shana tani jeton rreth 100 km larg, por herë pas here e viziton tezen, e cila është personi i vetëm që vazhdon të jeton tani në atë shtëpi. Diçka me të vërtetë e çuditshme kishte ndodhur në atë shtëpi. 

(Kosova Sot)