Alien, apo... kushedi se çka!

  • 15 mars 2019 - 15:43
Alien, apo... kushedi se çka!

Ca adoleshentë ia kanë dalë që ta fotografojnë një njeri duke fluturuar. Tani, se a ishte ai njeri, apo çka ishte, epo, këtë do të donim ta dinim edhe ne. Charlie Knott mendon se incizimi dhe fotot që i ka bërë me celularin e tij, mund ta paraqesin një alien duke fluturuar, apo edhe ndonjë teknologji sekrete ushtarake., raporton Gazeta Kosova Sot

Aty shihet një njeri, apo krijesë e ngjashme me njeriun, duke fluturuar. Personi, i cili duhet se kishte të veshur ndonjë pajisje futuristike të transportimit, është parë në një lartësi prej disa dhjetëra metrash. Djaloshi 16- vjeçar, i cili e bëri këtë incizim, gjendej në shtëpinë e mikut të tij, Yazz Jeffrey, në orën 9 pas dite, kur vërejti “njeriun” duke qëndruar pezull në ajër.

Derisa ka komente të ndryshme rreth këtij incizimi, ata më skeptikët thonë se kemi të bëjmë me një balon në formë njeriu. Çka s’u bie ndërmend edhe këtyre! 

(Kosova Sot)