Ja kur do t'i takojmë alienët

  • 17 March 2019 - 08:36
Ja kur do t'i takojmë alienët

Keni frikë nga kontakti me alienët?

Flini rehat, nuk keni aspak arsye që të frikësoheni. Të paktën, kështu thonë shkencë- tarët. Ata kanë llogaritur se, deri te takimi i parë i njerëzve me alienët, mund të vijë pas 1500 vjetësh. Astronomët nga Universiteti "Cornell" thonë se alienëve mund t'iu duhen me mijëra vjet që të na lokalizojnë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ata e thonë këtë pasi që ishin përqendruar te gjetja e zgjidhjes për të të ashtuquajturin Paradoks "Fermi" - një kontradikte afatgjate midis numrit të madh potencial të planetëve që mund të kenë jetë në galaktikën tonë dhe faktit se soji njerëzor ende nuk ka takuar as edhe një formë të vetme jetësore jashtëtokësore. Përfundimi i shkencëtarëve ishte bazuar në llogaritjen e kohës që nevojitet për radio sinjalet që të arrijnë nga Toka te një numër i mjaftueshëm i sistemeve diellore. Pra, deri pas 1500 vjetëve, do të jemi të vetëm në gjithësi. 

(Kosova Sot)