Ja çka mund t'ju sjellë fat, e çka fatkeqësi

  • 17 March 2019 - 14:35
Ja çka mund t'ju sjellë fat, e çka fatkeqësi

Njerëzit në pjesë të ndryshme të botës kanë besime të ndryshme rreth asaj se çka u sjell lumturi, e çka i mbron nga fatkeqësitë, raporotn Gazeta Kosova Sot

Insektet që sjellin fat Gjinkalla në vatër me mijëra vjet konsiderohet shenjë e lumturisë. Në Kinë dhe në disa vende të tjera aziatike, gjinkalla shërbente si një lloj alarmi: në rast të hyrjes së hajnave, ajo pushonte së lëshuari zërin e saj karakteristik. Mendohet se mbytja e gjinkallës sjell fatkeqësi. Indianët besonin se gjinkalla sjell fat, derisa imitimi i saj konsiderohej fyerje. Edhe mollëkuqja mendohet se sjell fat. Ajo dhuron edhe durim, e nëse lëshohet në ju derisa jeni të sëmurë, ajo është shenjë e shërimit të shpejtë.

Simbolet e lumturisë në natyrë Sipas mitologjisë skandinave, goglat e lisit mbrojnë nga vetëtima, meqë lisi mendohet të jetë dru që i dedikohet Torit, zotit pagan të vetëtimës. Ylberi konsiderohet se sjell fat, meqë në njërin skaj të tij thuhet se ekziston një qyp me lira.

Kafshët që sjellin fat Besohet se delfinët sjellin fat, meqë në kohët antike detarët, sapo shihnin delfinë, e dinin se toka nuk ishte larg. Një kafshë e cila në disa vende të botës mendohet se sjell fat, është edhe derri. Bile, gjermanët e kanë shprehjen "të kesh derr", gjë që d.m.th. se fati është afër. Breshkat konsiderohen simbol të lumturisë, e po ashtu janë edhe njëra nga katër kafshët "e shenjta" (bashkë me dragoin, njëbrirëshin dhe feniksin). Breshkat prezantojnë tokën dhe jetëgjatësinë dhe mendohet se paraqesin lidhjen midis botës së vdekur dhe qiejve. Elefantët simbolizojnë mençurinë dhe besnikërinë. Nga kafshët që mendohet se sjellin fat, janë edhe tigri dhe bretkosa.

Gjësendet që sjellin fat Patkoi është simbol i njohur i lumturisë. Për shkak të lidhjes që ka me kuajt, patkoi simbolizon fuqinë dhe besnikërinë. Grekët te patkoi shihnin gjysmëhënën, e cila simbolizonte pëlleshmërinë. Edhe monedhat e gjetura mendohet se sjellin fat, por vetëm nëse i marrim. Në të kundërtën, nëse i gjejmë dhe nuk i marrim, nuk do të kemi fat tërë ditën. Sidomos vlerë- sohen lart monedhat e lakuara, apo ato me vrimë. Ato duhet të mbahen në xhep, apo në zinxhir, rreth qafës, nëse dëshirojmë që të na sjellin fat. Shkallët edhe në Egjiptin e lashtë konsideroheshin simbol i lumturisë, prandaj vendoseshin edhe në varre, për t'i ndihmuar shpirtit që të ngjitet në qiell. Por, nëse janë të mbështetura për muri, shkallët mund të sjellin edhe ters. Kushdo që kalon nën këto shkallë, konsiderohet se e prish harmoninë e familjes.

Bimët që sjellin fat Tërfili me katër fletë është shenjë e njohur e lumturisë. Me gjasë kjo ka lidhje me Shën Patrikun, mbrojtësin e Irlandës. Po ashtu ekziston edhe legjenda e cila thotë se Eva nga parajsa ka marrë tërfilin me katër fletë. Numrat me fat Numri shtatë është i lumtur në shumë kultura. Në Perëndim ky numër prezanton sakrifikim dhe shtatë cilësi - mençurinë, mirëkuptimin, nderin, famën, fuqinë, mirësinë dhe paqen. Po ashtu mendohet se, djali i shtatë i djalit të shtatë ka fuqi shëruese, derisa vajza e shtatë e vajzës së shtatë kupton domethënien e vërtetë të ëndrrave.

Gjësendet dhe obligimet që plotësojnë ëndrrat Shpori i pulës është simbol i lumturisë për atë që, kur ta thyejë atë me një person tjetër, atij i mbetet pjesa më e madhe në dorë. Atij do t'i plotësohet dëshira të cilën e kishte menduar derisa e kishte thyer shporin. Edhe qerpiku, i cili ju bie mund të sjellë, fat nëse e merrni me gishta, dëshironi diçka dhe e fryni.

Sjellësit e tjerë të lumturisë Oxhakfshirësit janë simbol i lumturisë dhe pasurisë. Ekziston legjenda, e cila thotë se mbreti anglez George një ditë ishte duke kalëruar. Një qen i bën turr kalit të tij, ku kali frikësohet aq shumë, saqë gati e rrëzon mbretin nga kali. Për fat, aty qëllon një njeri i veshur me rroba të ndyta dhe të vjetra, i cili ia kap kalit frerët dhe e shpëton mbretin. Ai njeri ishte oxhakfshirës. 

(Kosova Sot)