Akoma nuk zgjidhet misteri i vjetër 50 vjet

  • 19 March 2019 - 09:02
Akoma nuk zgjidhet misteri i vjetër 50 vjet

Një dritë misterioze, e bardhë, e cila është duke u paraqitur në një mal tash e 50 vjet, vazhdon që ta tërheqë vëmendjen e ufologëve dhe ekspertëve të fenomeneve paranormale. E ashtuquajtura Drita ‘Paudling’ i mahnitë edhe banorët lokalë, kur paraqitet në drurët në Miçigan, afër kufirit me Uiskonsinin, SHBA, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ky fenomen fascinon në një masë të madhe me mijëra njerëz që udhëtojnë këndej pari, që nga hera e parë kur ishte vërejtur, në vitin 1966. Lokaliteti Paudling është aq i vogël, sa që nuk paraqitet në asnjë regjistrim popullsie.

E, sa i përket dritës, disa mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë fantazmë, derisa të tjerët mundohen ta gjejnë ndonjë shpjegim shkencor. Ekziston edhe një shenjë e cila tregon se në cilin pozicion mund të shihet më së miri kjo dritë. 

(Kosova Sot)