Malet, qendra të fenomeneve paranormale

  • 20 mars 2019 - 09:21
Malet, qendra të fenomeneve paranormale

Ka shumë vende në botë, ku duket se në vazhdimësi ndodhin gjëra të tmerrshme, apo në rastin më të mirë, të pashpjegueshme

Sedona

Sedona është bërë një Mekë për adhuruesit e fenomeneve paranormale, për gjuetarët ndaj UFO-ve dhe për eksploruesit e fenomeneve të pashpjegueshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndër gjërat e tmerrshme që janë raportuar të ndodhin në këtë vend, janë edhe:

•      "Sedona është bërë vend i paraqitjeve të shpeshta të UFO-ve", thotë Loy Lawhon, entuziast i UFO-ve. Objektet që janë parë më së shpeshti këtu janë UFO-t në formë të lëmsheve të dritës, sesa UFO-t në formë metalike.

•      Ky është vendi i ndodhjes së vorbullit të Sedonës – një portali ndërdimensional apo një porte midis dimensionit tonë dhe një dimensioni tjetër, apo në një nivel më të lartë të vetëdijes.

Image

Baseni Uintah, Juta

Kjo hapësirë prej 480 akresh, që gjendet në Juta, ishte “sulmuar” aq shumë nga UFO-t dhe fenomenet tjera të çuditshme, sa që pronarët e saj të dikurshëm, Terry dhe Gwen Sherman, mezi prisnin që ta hiqnin qafe. Blerësi, Robert T. Bigelow, ishte i interesuar në këto fenomene, prandaj vendosi pajisje të shumta, për të parë se çka ndodhte aty.

Disa e kanë quajtur këtë ranç vendin më të çuditshëm në botë.

Ja disa nga gjërat që kanë ndodhur këtu:

•      Gjymtimet e pashpjegueshme të kafshëve dhe zhdukja e pashpjegueshme e kafshëve. Dhjetë lopë të çiftit Sherman ishin zhdukur pa nam e nishan.

•      UFO-t me madhësi të fushës së futbollit. Dhe, në vitin 1980, një bujk kishte raportuar ta kishte parë një sferë të argjendtë.

•      Terry Sherman kishte thënë të kishte parë alienë duke dalë nga një UFO.

•      Janë parë portale ndërdimensionale në ajër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

Kurrizi i dreqit

Rruga, e cila shkon përgjatë autostradës shtetërore 32 për 122 milje është ndër më skeniket në Teksas, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe njëra ndër më të frikshmet. E kaluara e saj lidhet me dhunë ndaj indianëve, por edhe ndaj kolonëve të bardhë. Ja disa raste interesante:

•      Në disa raste janë parë fantazmat e një patrulle të humbur të ushtarëve të Konfederatës. Sipas një rrëfimi, zhurma e kuajve të tyre ishte aq e madhe, sa ta dridhte një kasolle.

•      Shpirti i një indiani të Amerikës, të quajtur Drago, është parë duke ndjekur lopët.

•      Është parë fantazma e një të veje të një minatori të vrarë, bashkë me fëmijën e tyre, duke kërkuar një varrim adekuat, fetar, për burrin e saj.

Image

“Cannock Chase”

Është vendi ku kanë ndodhur gjërat më të frikshme në Ishujt britanikë. 2,000 vite më parë, një fis kelt i quajtur Cornovii (gjë që d.m.th. se përkthehet si “populli i bririt”) e kishte pushtuar këtë zonë dhe, që nga ajo kohë, ka pasur raportime të vazhdueshme të UFO-ve dhe të fenomeneve tjera paranormale.

Image

 

Ja disa nga ngjarjet më të çuditshme që kanë ndodhur në “Cannock Chase”:

•      Rasti i rrëzimit të UFO-s në vitin 1964 (rast i njohur edhe si Roswelli britanik)

•      Më shumë se 180 raste të takimit me "macet e mëdha" për vetëm 5 vjet.

•      Njëri ndër rastet e rralla të regjistruara të sulmeve të njeriut-ujk në Angli. 

(Kosova Sot)