Më shumë njerëz të pushtuar nga djalli, sesa ekzorcistë
Kërkesa e madhe për ekzorcistë ka çuar deri te mungesa e priftërinjve që janë të specializuar për përzënien e djallit, thonë ekzorcistët zyrtarë nga Vatikani. Kisha katolike thotë se rritja e numrit të njerëzve, të pushtuar nga djajtë, është pasojë e eksperimentimit me satanizëm dhe me dukuritë okulte,raporton Gazeta Kosova Sot
Është i vogël numri i priftërinjve që janë të autorizuar nga Kisha që të bëjnë ekzorcizëm. Psikiatri dr. Valter Cascioli, që është këshilltar i Shoqatës ndërkombëtare të ekzorcizmit, thotë se numri i satanistëve është në rritje e sipër.
Ai apelon te fakultetet teologjike që të "prodhojnë" sa më shumë ekzorcistë. Fajin për rritjen e numrit të personave të pushtuar nda djalli në Britani ai ia përshkruan filmave dhe librave të Harry Potterit, alkoolit dhe pornografisë.
(Kosova Sot)