Ata që besojnë se toka është e rrafshët kanë plane si ta dëshmojnë atë

  • 20 March 2019 - 21:56
Ata që besojnë se toka është e rrafshët kanë plane si ta dëshmojnë atë

Ata mund të surprizohen, komuniteti “Flat Earth” (Toka e rrafshët) po planifikojnë një udhëtim në Antarktidë për të arritur “fundin e Botës”.

Konspiracionit që besojnë se Toka është e sheshtë, një ditë do të fillojë një udhëtim në Antarktidë për të vizituar atë që ata e konsiderojnë ‘fundin e botës’.

Anëtarët e shquar të grupit kanë shprehur interesimin kohët e fundit për një udhëtim në kontinentin e largët për të provuar “një herë e përgjithmonë” se planeti nuk është sferik.

Ndërkohë, Konferenca Ndërkombëtare Flat Earth (FEIC), e cila nuk është e lidhur me Shoqërinë Flat Earth, do të dalin në det të hapur në vitin 2020 për njëvjetorin e saj të ngjarjes, për të vërtetuar teorinë e tyre.

Në një deklaratë, themeluesi i FEIC, Robbie Davidson sqaroi se ekskursioni i vitit 2020 është ‘vetëm një dalje në det’, dhe grupi ende nuk ka në plan përpjekjen për të gjetur “bregun e akullit” në fund të botës.

Plani, megjithatë, tallet nga ekspertët të cilët theksojnë se navigimi nga deti mbështetet plotësisht në modelin sferik të Tokës.

Një konferencë e ardhshme për grupin do të mbahet në Dallas, Teksas në nëntor dhe shënon ngjarjen e tretë vjetore të organizuar nga FEIC.

Sistemet e Pozicionimit Global (GPS) në veçanti përdorin një rrjet satelitësh që orbitojnë Tokën për të identifikuar vendndodhjen e një personi.

Konferenca Ndërkombëtare Flat Earth është dukuri në rritje e grupeve që hedhin poshtë modelin heliocentrik të Tokës dhe pretendojnë se planeti ynë – në vend të formës sferike – është në të vërtetë një disk dhe se Antarktida rrethon perimetrin për të formuar një lloj muri akulli.

Për të forcuar teorinë e tyre, kjo shoqëri kanë miratuar edhe komplotet e tjera, duke përfshirë pohimet se SHBA-të kanë falsifikuar uljen e hënës dhe se NASA ka punuar për të fshehur të vërtetën rreth hapësirës së jashtme dhe vendin e planetit tonë në të.

Derisa kjo teori është në rritje, ajo ka kapur vëmendjen e dokumentaristëve që interesohen për të dyja profilet dhe në disa raste demantojnë idetë e paraqitura nga grupe si Shoqëria Flat Earth.

Në një studim të kohëve të fundit nga hulumtuesit në Universitetin Teknik të Teksasit gjeti se nga 30 të anketuar në lidhje me  në Flat Earth, të gjithë e identifikuan kanalaet e YouTube si një faktor kryesor në mënyrën se si ata filluan t’i besojnë kësaj teorie.

(Kosova Sot)