Shkencëtarët kinezë zbulojnë fosile të çuditshme të gjallesave ujore

  • 30 March 2019 - 18:07
Shkencëtarët kinezë zbulojnë fosile të çuditshme të gjallesave ujore

Shkencëtarët kinezë kanë thënë se e kanë bërë një zbulim të madh të mijëra fosileve në shtratin e një lumi në provincën Hubei të Kinës.

Besohet se këto fosile janë të vjetra rreth 518 milionë vjet dhe janë shumë të pazakonshme sepse forma e indeve të buta dhe organeve të shumë prej këtyre krijesave, përfshirë lëkurën, sytë dhe organet e brendshme, janë të ruajtura shumë mirë.

Paleontologjistët kanë thënë se më shumë se gjysma e këtyre gjallesave janë krijesa që nuk kanë qenë të zbuluara më parë. Këto fosile u gjetën në lumin Danshui të provincës Hubei.

Më shumë se 20 mijë fosile janë grumbulluar nga shkencëtarët, ndërsa rreth 4300 prej tyre janë analizuar deri tash. Këtu përfshihen krimbat, kandilat e detit dhe algat.

“Këto fosile do të bëhen burim shumë i rëndësishëm për studimin e prejardhjes së hershme të krijesave”, tha profesori Xingliang Zhang nga Universitetit i Kinës Veriperëndimore.

Raportohet se shumica e fosileve i përkasin kafshëve me trup të fortë pasi materialet e forta, përfshirë eshtrat, kanë më pak gjasa të dekompozohen dhe ruhen më mirë, shkruan “BBC”

(Kosova Sot)