Alienët mbajnë të izoluar njerëzit në “kopshtin zoologjik të tyre të krijuar në galaktikë”

  • 04 April 2019 - 18:15
Alienët mbajnë të izoluar njerëzit në “kopshtin zoologjik të tyre të krijuar në galaktikë”

A ka mundësi që alienët kanë zbuluar vet njerëzimin dhe ne nuk e kuptojmë këtë? Shkencëtarët thonë se qeniet inteligjente duket se e mbikëqyrin njerëzimin si një “kopsht zoologjik galaktikë”, për ti mbrojtur ata nga vërteta për ekzistencën e tyre

Ne ndoshta nuk kemi qenë në gjendje për të zbuluar jetë jashtëtokësore, por kjo nuk do të thotë se ata nuk na kanë gjetur ne.

Kjo, sipas një grupi të shkencëtarëve që kanë diskutuar në këtë javë në Paris, për të diskutuar pse, pavarësisht dekadave të kërkimeve dhe mundësisë së gjetjes së një jetë jashtë atmosferës sonë, ne ende presim për ta bërë kontaktin e parë me një planet që ka jetë dhe me ndonjë që qenie jashtëtokësore.

Një mundësi, ndonëse e pakuptimtë, mund të jetë që qeniet inteligjente po na mbrojnë ne nga e vërteta sepse njerëzit do të luftonin për t’ju përshtatur realitetit të ekzistencës së tyre, thonë disa.

Shkencëtarët në METI në këtë takim ndërkombëtarë kanë thënë se alienët mund të na mbrojnë ne, duke na mbajtur në një gjë që ata e quajnë “kopsht zoologjik galaktikë”, duke na vëzhguar pa e treguar vetveten, në mënyrë që të shmangin nxitjen e ndonjë turbullire kulturore në Tokë.

Pavarësisht dekadave të kërkimeve dhe një mundësie të lart që jetë të këtë edhe jashtë atmosferës sonë, ne ende nuk kemi pasur kontakt me ndonjë jetë jashtëtokësore. Shkencëtarët besojnë se kjo ekziston sepse ata po fshihen nga ne

Punëtoria që ka zgjatur disa ditë në METI International (Mesazhe nga inteligjenca jashtëtokësore) është mbajtur edhe viteve të tjera, shkruan Forbes.

Shkencëtarët e të gjitha disiplinave mblidhen në “Cité des Sciences et de l’Industriem”, muze shkencor, për të zbuluar pyetjet që datojnë që na viti 1950, që ndryshe njihet si Paradoksi Fermi: Ku janë të gjithë.

Edhe pse është një mendim i çuditshëm ata thonë se këtë ngjarje gjithmonë e kanë përcjellur qenie jashtëtokësore, pa e kuptuar ata fare.

“Duke që jashtëtokësorët po na imponojnë jetë në një ‘karantinë galaktike’ sepse ata mendojnë se do të këtë trazira kulturore tek ne, kur ne të kuptojmë se ata ekzistojnë”, thotë zëvendës kryetari i organizatës Jean-Pierre Rospars, drejtor hulumtues në institutin “National de la Recherche Agronomique”, për Forbes.

“Evolucioni i njohjes së jetës në tokë ofron ndjekje të hapave parashikues shkencorë”.

Njerëzimi mund të mos këtë zbuluar dëshmi për jetë jashtëtokësore, por kjo nuk do të thotë se ata nuk na kanë gjetur neve, thonë shkencëtarët.

“Mund të presim ndonjë shfaqje të papritur dhe të përsëritur por vetëm të ndonjë specia inteligjente, që operon në mënyrë të pavarur, ne mund të presim po ashtu për të parë forma të njëjta më apo më pak inteligjente se ne, në kushte të favorshme të tyre”.

“Nuk ka asnjë arsye për të menduar që njerëzit kanë arritur nivelet më të larta të njohjes. Nivelet më të larta mund të zhvillohen në të ardhmen në tokë dhe mandej të arrihen diku tjetër”.

Për ta thyer heshtjen, shkencëtarët thonë se ata kanë nevojë për një qasje më direkte të tyre në këtë aspekt.

Douglas Vakoch, president i METI, e krahason këtë me një Zebra në një kopsht zoologjik, e cila pa pritur kthehet dhe ju shikon juve në sy dhe bën numrin e saj me anë të thundrave.

Një lëvizje e tillë kaq ekstreme sigurisht do të nxiste kundërpërgjigjen nga vëzhguesi.

“Mbase, jashtëtokësorët po i vëzhgojnë njerëzit në tokë, ashtu sikurse ne i shohim kafshët në kopsht zoologjik”, thotë Vakoch. “Si do ja dalim që kujdestarët e kopshtit zoologjik të galaktikës ta tregojnë vetveten?”.

Për njerëzit, përdorimi i qasjes shkencore është që ata të dërgojnë ndonjëherë sinjale transmetuese në yllin e tyre më të afërt, apo alienët ta bëjnë të njëjtën.

Është një qasje që është provuar disa herë, nëse kthehemi në fillim të viteve të 70-ta, kur shkencëtarët, me qëllim – për herë të parë – transmetuan një mesazh në hapësirë, duke përdorur teleskopin Arecibo në Puerto Rico. Por, kjo u pa vetëm si një përpjekje e tyre e kotë, asgjë tjetër.

(Kosova Sot)